//







Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI




Rendi i ditës: Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 5 - 22 korrik 2010.




Të pranishëm:


Znj. Jozefina TOPALLI Kryetare Kuvendi

Z. Nasip NAÇO Zëvendës Kryetar Kuvendi

Z. Namik DOKLE Zëvendës Kryetar Kuvendi

Z. Astrit PATOZI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Z. Gramoz RUÇI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste



Mungojnë:


Z. Lefter KOKA Kryetar i Grupit Parlamentar Lëvizja Socialiste për Integrim

Z. Ardian TURKU Zëvendës Kryetar Kuvendi




HAPET MBLEDHJA






JOZEFINA TOPALLI: Mirdita të gjithëve. Sot në rendin e ditës kemi miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 5- 22 korrik. Ka një sërë ligjesh dhe marrëveshjesh të përfshira në të. Priten të vijnë edhe ligje të tjera të rëndësishme nga qeveria si psh buxheti suplementar.




GRAMOZ RUÇI: Unë fillimisht do të kërkoja që të zbatohej rregullorja për herët e rdhshme. Ne duhet ta kemi kalendarin 4 ditë përpara mbledhjes së Konferencës. Të na jepet kohë për tu konsultuar lidhur me programin dhe kalendarin, në mënyrë që kur të vijmë në onferencë të kemi mendimin e grupit parlamentar. Kështu që unë do ta konsideroj jo të mbyllur këtë mbledhje pasi nuk kam mundësi të jap asnjë lloj mendimi.


JOZEFINA TOPALLI: Ky kalendar do të votohet të enjten. Kështu që kemi kohë.


GRAMOZ RUÇI: Ne sot plotësojmë katër ditë për të enjten. Unë nuk po them që të dështojë séanca e të enjtes. Unë po them që ndoshta të enjten në mëngjes, para seancës, të konsultohemi dhe të japim mendimet tona. Unë nuk kam arritur as ta lexoj materialin.


JOZEFINA TOPALLI: Dakord. Takohemi prapë për të vendosur.


ASTRIT PATOZI: Unë jam dakord me kalendarin. Por do kërkoja që të shtohej këtë javë apo javën e ardhshme votimi I anëtarëve të KKRT-së. Është një procedurë që ka kaluar në komision. Mesa di unë opozita ka patur dy përfaqësues në këtë institucion dhe, tani ka vetëm një pasi njëri është larguar. Nuk e di se sa predispozitë ka opozita të marrë përfaqësimin e vet. Do të ishte e udhës ti jepej kohë komisionit të shqyrtonte edhe kandidaturat që propozon opozita, në mënyrë që institucioni të plotësohej me gjithë mandatet e tij.


NAMIK DOKLE: Rregullorja është bërë për të funksionuar normalisht puna në mbledhjen e kryetarëve dhe në Kuvend. Bie dakord që kalendarin e dhënë sot ta rishikojmë të enjten, por në raste të tjera, të mos ndodhë më. Ky kalendar u jepet anëtarëve katër ditë përpara. Nuk është vënë kot ky afat. Psh, kjo që thotë z. Patozi, nëse do të thuhej 4 ditë përpara, sot do merrte përgjigje edhe ne do ishim të qartë se çfarë do të bënim. Pavarësisht se ai e tha sot këtë, gjithçka tjetër që ka qënë në program nuk mund të futet në kalendar pa u studiuar nga grupet parlamentare. Ne kemi nevojë për kohë për tu konsultuar me grupin. Do tju lutesha që elementët e afateve që ka rregullorja, të zbatohen që të mos krijojmë situatë të pakëndshme në seancë.


ASTRIT PATOZI: Unë mendoj se po I japim më shumë rëndësi sesa duhet anës procedurale. Procedura ka rëndësinë e vet, por ne jemi plotësisht në kohë, që sot ta kemi draftin përpara, ta shohim atë, kemi ose jo vërejtje dhe do ta miratojmë pas tre ditësh. Ne mund të mblidheshim të dielën për të respektuar afatin katër ditor, por nuk më dukej se do ishte e udhës dhe as etike.


NAMIK DOKLE: Nuk thashë që të mblidheshim të dielën. Por që të dielën, të shtunën, apo të premten ta merrnim materialin për ta studiuar kishim mundësi. Unë kam shumë respekt për procedurat, sepse kjo tregon respekt ndaj deputetit. Nëse kjo procedurë respektohet vetëm kur u pritet fjala deputetëve, nuk është më rregullore. Unë jam dakord me këtë por duhet të respektohen edhe afatet e tjera që ka rregullorja. Prandaj janë përcaktuar. Të kemi parasysh respekti ndaj rregullores është respekt për deputetin.


ASTRIT PATOZI: Z. Dokle unë jam plotësisht dakord me ju për procedurën, por ajo që unë thashë, nuk shkon ndesh me këndvështrimin që ju keni për procedurën dhe rregulloren.


JOZEFINA TOPALLI: Çështja e kalendarit është për tu parë. Mund ta diskutojmë dhe një orë përpara seancës, kur ju të keni sjellë propozimet tuaja. Kalendari është gjëja më e thjeshtë që ka parashikuar rregullorja. Kur miratohet me konsensus I njoftohet seancës, kur nuk bihet dakord ia paraqesim seancës kalendarin që përgatit Kryetari për votim.

Unë kam edhe diçka tjetër që dua ta diskutoj me ju. Nuk është çështje e Konferencës së Kryetarëve në fakt. Administrata ka filluar rikonstruksionin e sallës së seancave plenare. Meqë ne nuk kemi mundësi të ndërtojmë një ndërtesë dinjitoze, po bëhet rikonstruksioni I sallës. Unë e kam merak këtë pjesë dhe prandaj do doja që ne të mbaronim një orë e më parë që atyre tu jepet mundësia, të punojnë. Administrata është në siklet shumë të madh pasi ka vetëm një muaj kohë, ndërkohë që vetëm për të çmontuar sistemin e votimit e rivendosja e tij kërkojnë reth 10 ditë. Do kërkoja nga ana juaj mbështetje të administratës në këtë punë. Aty po punohet në anët e saj për të filluar menjëherë brenda sapo të mbyllen seancat. Nëse e mbyllim në 22 fitojmë një javë kohë dhe do ishte gjë shumë e mirë. Mbështetja e grupeve parlamentare për ta do ishte shumë e vlefshme.


ASTRIT PATOZI: Mbështetja e grupit parlamentar të PD-së është e plotë për administratën.


NAMIK DOKLE: Nëse vjen buxheti nuk mund të mbarojmë në 22. Nëse ka vetëm ligje normale mund ta rregullojmë se mund të bëjmë një seancë në 22 e një tjetër në 23. Por Buxheti ka kalendar më vehte ka procedurë të veçantë.




JOZEFINA TOPALLI: Buxheti do vijë. Axhenda është intensive, por do kërkoja nga ju tu kërkoni deputetëve që të mblidhen në komisione edhe dy herë në ditë për të përfunduar brenda kësaj kohe. Mund të shtojmë ndonjë ditë séance tjetër por as unë tani nuk jam shumë e sigurtë. Do e diskutojmë ditën e enjte.


Ju falemnderit.


Mbledhja deklarohet e mbyllur









Print

Email











var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere";
var tp = "k=255";
var pub_path = "/";
var search_mode = "";










GO











Foto Galeri












































më shumë


Live
Seancat Plenare Live

Video Galeri





$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",

frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",

bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}

swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}



Get the Flash Player to see this player.