//






PROCESVERBAL datë 8.07.2010, ora 10:00



Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI




Rendi i ditës: Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 5 - 22 korrik 2010.




Të pranishëm:


Znj. Jozefina TOPALLI Kryetare Kuvendi

Z. Nasip NAÇO Zëvendës Kryetar Kuvendi

Z. Namik DOKLE Zëvendës Kryetar Kuvendi

Z. Ardian TURKU Zëvendës Kryetar Kuvendi

Z. Astrit PATOZI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Z. Gramoz RUÇI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Z. Genc POLLO Zëvendës Kryeministër



Mungojnë:


Z. Lefter KOKA Kryetar i Grupit Parlamentar Lëvizja Socialiste për Integrim




HAPET MBLEDHJA




JOZEFINA TOPALLI: Mirdita. Sot në rendin e ditës kemi miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 5- 22 korrik. (I drejtohet administratës) A janë përfshirë në kalendar gjithë ligjet që kanë kaluar gjatë kësaj periudhe në komisione, përfshi edhe ato ligje që duan shumicë të cilësuar?


LULZIM LELÇAJ: Po. Janë përfshirë.


ASTRIT PATOZI: Unë herën e kaluar ngrita problemin e votimit të anëtarëve të KKRTSH-së, por po e marr sikur është përfshirë tek pika votime të tjera. Mendoj se kjo çështje duhet mbyllur brenda këtij sesioni pasi krijon vështirësi në mbarëvajtjen e këtij institucioni. Në komision ka kaluar. Është vakant vendi që I përket Partisë Socialiste.


GRAMOZ RUÇI: Lidhur me kalendarin, kam një vërejtje përsa I përket parashikimit të komisioneve përkatëse, ku mjaft ligje të rëndësishme nuk kalojnë në komisione të rendësishme si psh Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Integrimit. Këtë e kërkoj pasi përfaqësuesit tanë psh në Komisionin e Ekonomisë kanë ngritur problemin e kushtetutshmërisë së projektligjeve. Prandaj kërkojmë që nisma të tilla që kanë të bëjnë me kushtetutën të kalojnë në Komisionin e Ligjeve. Psh dy ligjet e fundit që u kaluan nga Komisioni I Integrimit, me kërkesë të Komisionit të Ekonomisë nuk ishin parashikuar në kalendarin e Kuvendit. Ndërsa për Komisionin e Ligjeve I referohem rastit të Aktit Normativ I cili nuk ka kaluar në atë komision.

Një problem tjetër që dua të ngre, është se opozita ka paraqitur disa kërkesa për interpelanca gjatë muajit të kaluar. Është kërkuar interpelancë me Ministrin e Brendshëm për çështjen e trafiqeve dhe veçanërisht për rrëmbimin e një vajze të vogël. Me Ministrin e Shëndetësisë dhe Ministrin e Jashtëm po kështu. Afatet trejavore kanë kaluar.


JOZEFINA TOPALLI: Administrata të dërgojë kërkesat ministrave dhe tu kërkohet të vijnë në Parlament të japin shpjegime. Do caktojmë një ditë të veçantë për interpelancat.

Përsa I përket interpelancës së parë, kërkesa I është derguar ministrit dhe Ju e dini që ai ka kthyer përgjigje, ku thotë se për shkak të hetimit, ka sjellë një dokument konfidencial. I kam kërkuar stafit tua japë deputetëve të interesuar ta lexojnë sipas rregullave.


GRAMOZ RUÇI : Nuk ka të drejtë një ministër të refuzojë në mënyrë aprirori kërkesën e deputetit për interpelancë. Ai është I detyruar të paraqitet në interpelancë, por askush nuk e detyron, që në informimin e tij të informojë publikun për ato çështje që cënojnë hetimin. Të informojë Parlamentin dhe deputetin për ato çështje që nuk përbëjnë sekret apo nuk kompromentojnë hetimin. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Askush nuk e detyron atë të kompromentojë hetimin. Fare. Ai duhet të vijë dhe të thojë për këto çështje që ngre deputeti unë nuk mund të përgjigjem se përbëjnë sekret. Por jo për gjëra normale.



JOZEFINA TOPALLI: Dakord. Ju e njihni mirë këtë fushë. A mund të ulen ata vetë dhe të bisedojnë


GRAMOZ RUÇI: Jo. Ne jemi kryesia e Parlamentit. Ministri duhet detyruar të vijë. Çështja është shumë delikate. Kjo gjë tregon edhe seriozitet të Parlamentit. Ndërkohë që ngrihet teza se Shqipëria ka trafiqe ndërkombëtare ai nuk paraqitet në seancë. Jo. Ai të vijë dhe të përgjigjet si të dojë ai. Unë e kam thirrur. Por jo të mos vijë fare duke thënë që kjo përbën sekret hetimi. Le ta thotë këtë në seancë. Por ky është një problem serioz për gjithë publikun shqiptar.

Ne kërkojmë gjithashtu që të kthehet tradita e seancave të pyetjeve. Një nga funksionet tona është kontrolli parlamentar. Ne nuk duam të pengojmë axhendën tuaj, por as ju nuk mund të pengoni axhendën e opozitës.


JOZEFINA TOPALLI: Kjo është përcaktuar në rregullore. Nuk ke nevojë fare ta shtrosh në Konferencë .


GRAMOZ RUÇI: Meqë këtu është edhe përfaqësuesi Këshillit të Ministrave tu kërkoj ministrave të paraqiten në Parlament.


JOZEFINA TOPALLI: Unë kam merak se nuk ia dalim dot dhe ndoshta duhe të shtojmë ndonjë ditë seancash për të realizuar një gjë të tillë. Ju e dini ku e kam hallin.



GRAMOZ RUÇI: Ne jemi të gatshëm për këtë, mjafton që të zbatohen afatet dhe rregullorja. Lidhur me rendin e ditës së sotme. Keni parashikuar shqyrtimin e dekreteve të Presidentit. Dekretet nuk janë shqyrtuar të treja në Komisionin e Ligjeve sipas informacionit që kam unë. E dyta nuk mund të shqyrtohen dekretet, nga dje që janë paraqitur relacionet në komision dhe sot kalojnë në seancë. Ju thoni sipas nenit 111. Ai nen lë një javë kohë për ti shqyrtuar.


JOZEFINA TOPALLI: Dekretet e Presidentit nuk kanë patur fare nevojë për tu shkruar aty pasi ato hyjnë automatikisht në rendin e ditës. Dy kandidaturat që janë diskutuar hyjnë automatikisht. I treti mund të hyjë javën e ardhshme. Aty thuhet brenda një jave, jo pas një jave.


GRAMOZ RUÇI: Hyjnë në axhendë. Por nuk hyjnë sot për nesër. Unë do shkoj në seancë tani dhe nuk jam njohur me raportin e Komisionit të Ligjeve. Unë dua të përgatitem. Deputetët e mi kanë qënë në komision dje dhe kanë kërkuar për të hapur një debat sipas rregullores për ato relacione. Nuk iu është dhënë kjo dhe nuk kishin çbënin në komision.

Megjithatë në seancë relacionet ende nuk kanë mbërritur ose tani janë në tavolinën e punës së deputetëve.

Si dekretet dhe ligjet ne séance duhet të vijnë minimumi 48 orë para.


JOZEFINA TOPALLI: Kjo është për projektligjet. Për dekretet thuhet ne rregullore brenda një jave. E kam zbatauar këtë me ligjin për Policinë Gjyqësore. Nuk ishin mbushur 48 orë nga afati e hoqa nga rendi I ditës. Dekretet hyjnë automatikisht në rendin e ditës.


GRAMOZ RUÇI: Besoj se kërkesa jonë është e qartë. Kërkojmë të shtyhet për javën tjetër.


JOZEFINA TOPALLI: Eshtë e drejta juaj të kërkoni shtyrje, por jo të thoni në bazë të rregullores. Kjo është brenda procedurave të parashikuara në rregullore.


GENC POLLO: Lidhur me interpelancën. Unë do bisedoj me ministrin, por do ishte më e përshtatshme sikur gjëra që janë në hetim të mos ekspozohen në seancë plenare dhe në publik. Ndoshta do ishte mirë një takim në Komisionin e Sigurisë ku mund të jepen disa shpjegime shtesë. Pa u cënuar procesi hetimor. Megjithatë mund të vijë edhe ministri në seancë e të thotë që smund të japë informacion por kjo nuk është e volitshme për asnjë nga palët.

Lidhur me kalendarin do thoja që Qeveria po bën gati buxhetin suplementar. Ndërsa të mërkurën do miratojë një marrëveshje shtesë me koncesionarin për letërnjoftimet e pashaportat biometrike. Të dy këto ligje janë shumë të rëndësishme për fazën ku ndodhemi dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Unë do kërkoja përfshirjen e tyre në proces para mbylljes së sesionit.


GRAMOZ RUÇI: Ne nuk mund të fusim në kalendar ligje që ka ndërmend Qeveria. Ju mund të na sinjalizoni, por ne nuk mund të fusim këtu ato ligje që ju keni ndërm