//





Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI



Rendi i ditës:

- Prezantim nga Ministri I Financave z. Ridvan Bode, i projektligjit Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190 datë 4.12.2009, Për buxhetin e vitit 2010.

- Miratimi i kalendarit të shqyrtimit të projektligjit Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190 datë 4.12.2009, Për buxhetin e vitit 2010.




Të pranishëm:


Znj. Jozefina TOPALLI Kryetare Kuvendi

Z. Nasip NAÇO Zëvendës Kryetar Kuvendi

Z. Namik DOKLE Zëvendës Kryetar Kuvendi

Z. Astrit PATOZI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Z. Erion BARÇE N/Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste



Mungojnë:


Z. Ardian TURKU Zëvendës Kryetar Kuvendi

Z. Lefter KOKA Kryetar i Grupit Parlamentar Lëvizja Socialiste për Integrim




Të Ftuar: Edmond Spaho, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Jemin Gjana, Kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Fatos Beja, Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme.




HAPET MBLEDHJA




JOZEFINA TOPALLI: Mirdita të gjithëve. Sot në rendin e ditës kemi miratimin e kalendarit të shqyrtimit të projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime ne Buxhetin e Shtetit. Në këtë mbledhje ka ardhur edhe Ministri i Financave për të prezantuar ndryshimet që sjell projektligji.


NAMIK DOKLE: Me sa di unë buxheti ka kaluar mbrëmë në qeveri. Sipas rregullores Buxheti hyn menjëherë në programin e Kuvendit. Ky projekt nuk ka hyrë në programin e Kuvendit sepse nuk ka patur séance të Kuvendit pas miratimit në qeveri. Unë propozoj që ditën e hënë të mblidhet Kuvendi në seancë plenare dhe të miratojë programin e kalendarin e shqyrtimit të buxhetit, në mënyrë që të përfundohet shqyrtimi brenda muajit korrik. Të futet në program projektligji dhe komisioni përkatës të paraqesë kalendarin e shqyrtimit. Hyn në mënyrë automatike por duke iu njoftuar seancës plenare. ( lexon nenin 78 të regullores) Kryetari i Kuvendit njofton menjëherë Kuvendin për paraqitjen e projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

2. Nëse projektligji i Buxhetit të Shtetit nuk paraqitet në afatin e përcaktuar ligjor, Kryetari i Kuvendit njofton Kuvendin.

3. Shqyrtimi i projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe i projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të, futen menjëherë në programin e punës së Kuvendit, i cili me këtë rast miraton një kalendar shqyrtimi të tyre të veçantë.

Pra mblidhet Kuvendi, futet automatikisht, por në seancë. Në këtë mënyrë ne zbatojmë rregulloren fitojmë kohë dhe respektojmë deputetët. Nëse nuk është e mundur të mblidhet seanca të hënën të mblidhet të martën, por këtë pjesë të rregullores ta respektojmë.


JOZEFINA TOPALLI: Falemnderit. Ne në Parlament kemi një traditë, që në momentin që vjen buxheti thirret menjëherë Konferenca e Kryetarëve, ku ftohet Ministri i Financave për të bërë prezantimin. Konferenca e Kryetarëve miraton gjithashtu edhe kalendarin e shqyrtimit të paraqitur nga Komisioni i Ekonomisë. Kuvendi ka qënë në dijeni dhe në pritje të këtij projektligji. Këtë njoftim e kam bërë edhe dje në mbledhjen e Konferencës.


NAMIK DOKLE: Unë nuk njoh traditën por njoh atë çfarë është shkruar në rregullore. Rregullorja është krejt e qartë dhe unë nuk dua të pengoj punën. E gjithë kjo që unë po kërkoj bën që të realizohet gjithçka brenda datës 22 siç kemi parashikuar në kalendar. Maksimumi mund të shkojë deri në 26, pra tre ditë duke punuar normalisht e duke respektuar rregulloren. Kjo mbledhje mund ti shërbejë më mirë Kryetarit të Komisionit për të hartuar kalendarin. Pastaj është pika 2 e nenit 79 thotë: Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, në bashkëpunim me relatorin kryesor, Zëvendës-kryetarin dhe Sekretarin e Komisionit, i paraqesin Kryetarit të Kuvendit projektkalendarin e shqyrtimit të projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të në komisionet e përhershme të Kuvendit dhe në seancë plenare. Kryetari i Kuvendit, brenda 2 ditëve, thërret Konferencën e Kryetarëve, në të cilën paraqitet fillimisht nga Ministri i Financave projektligji i Buxhetit të Shtetit dhe projektligjet financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të dhe vendoset për kalendarin e punimeve në komisionet e përhershme dhe në seancë plenare. Në rast se kalendari miratohet me mirëkuptim, ai i njoftohet seancës plenare; në të kundërt Kryetari e paraqet atë për votim në seancën më të parë plenare të Kuvendit


JOZEFINA TOPALLI: Kuvendi nuk është vetëm seancë plenare. Konferenca e Kryetarëve vendos.


NAMIK DOKLE: Lexon nenin 78 pika tre, Shqyrtimi i projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe i projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të, futen menjëherë në programin e punës së Kuvendit, i cili me këtë rast miraton një kalendar shqyrtimi të tyre të veçantë. Nuk ka të bëjë fare me komisionin. Unë po mundohem që ky projekt buxhet të kalojë brenda gjithë rregullave dhe afateve e nuk e kuptoj pse insistoni kot duke nxjerrë gjëra të paqëna në rregullore.


ASTRIT PATOZI: Unë kam prirjen te besoj se opozita nuk kërkon të zvarrisë shqyrtimin e ligjeve të rëndësishme por mënyra e trajtimit nga z. Dokle më bën të dyshoj. Fillimisht ne kemi traditën e shqyrtimit të buxhetit të shtetit në tërë këto vite. Së dyti neni I rregullores që përmend z. Dokle përmend Kuvendin, dhe Kuvendi jemi ne z. Dokle, këtu. Kuvendi tre grupe parlamentare ka. Nëse ju nuk keni asnjë vërejtje thelbësore dhe opozita është gati të diskutojë për buxhetin të mos e zvarrisim.


JOZEFINA TOPALLI: Është në detyrën e Kryetarit të Kuvendit që të thërrasë Konferencën e Kryetarëve. Pas paraqitjes së kalendarit nga Kryetari I Komisionit të Ekonomisë, është e detyruar të thërrasë kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar si dhe fton Ministrin për të bërë prezantimin. Më pas diskutohet kalendari I propozuar. Nëse Konferenca nuk bie dakord për datat e diskutimeve në komisione e në seancë plenare sipas rregullores shkohet në seancë plenare. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të shkohet në seancë plenare për të përfshirë buxhetin në kalendar, pasi gjithmonë është gjetur konsensusi për datat në Konferencë. Nëse ju nuk jeni dakord ne do shkojmë në seancë plenare. Kjo ka qënë tradita e shqyrtimit të projektbuxhetit të paktën prej një periudhe gjashtë vjeçare që unë drejtoj Parlamentin.


ERION BRAÇE: Fillimisht dua tju them se kjo mbledhje është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të njoftohet një orë përpara dhe të na jepen materialet 20 minuta para diskutimit. Vërtet ju e keni të drejtën e thirrjes së Konferencës por në mënyrën se si është përcaktuar në rregullore. Radha e precedentëve nuk është kjo. Njoftohet Kuvendi për mbërritjen e këtij dokumenti. Absolutisht nuk është njoftuar Kuvendi. Askush nuk e di që ligji ka ardhur. Prandaj njoftohen deputetët në seancë. Përsa i përket kalendarit të Komisionit të Ekonomisë, nuk po e respektoni procedurën. Neni 78 pika 2 thotë: Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, në bashkëpunim me relatorin kryesor, Zëvendës-kryetarin dhe Sekretarin e Komisionit, i paraqesin Kryetarit të Kuvendit projektkalendarin e shqyrtimit të projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të në komisionet e përhershme të Kuvendit dhe në seancë plenare.............. nuk është pyetur fare zëvëndëskryetari madje nuk i është thënë asgjë. Detyrimi në rregullore është që ta bësh kalendarin me zëvëndëskryetarin. Rregullorja i jep mundësi deputetëve që në mënyrë të arsyeshme, të diskutojnë ligjin. Ne nuk po kërkojmë asgjë veçse të respektohet procedura. Në rast se nuk b