Pak kohe me pare, me 21 korrik 2012, pas nje semundjeje te gjate, u nda nga jeta, ne Tirane, mesuesi i merituar, prof. dr. Shefik Osmani.


Shefiku ka lindur ne vitin 1923 ne Shkoder, ne nje familje njerezish arsimdashes dhe qe u bene personalitete te arsimit tone kombetar. Babai i tij, Et'hem Osmani, meritoi titullin e larte "Mesues i Popullit". Vellai i tij, prof. dr. Tomor Osmani, sot pedagog ne Universitetin e Shkodres, ka merituar titullin "Mjeshter i Madh i Punes". E motra ka qene mesuese, kurse bashkeshortja e tij, Urti Osmani, "Mesuese e Popullit", eshte logopede dhe autore e bashkautore ne mbi 20 tekste shkollore e metodika. Ajo ka qene per te nje bashkeshorte e perkushtuar, deri ne castet e fundit te jetes, dhe, njeherazi, nje bashkepunetore e denje dhe e pandare.


Shefiku, duke ndjekur rrugen e te atit dhe duke u mbeshtetur ne trashegimine e rilindesve, iu perkushtua tere jeten edukimit dhe mesimit te brezit te ri, formimit te tij shkencor, human e atdhetar. Studimet e larta per mesuesi, fillimisht i kreu ne Institutin e Larte Pedagogjik dhe me pas ne fakultetin e histori-filologjise te Universitetit te Tiranes.


Prof. Shefiku ka nje bilanc mbi 65-vjecar veprimtarie te gjere e te suksesshme arsimore, studimore dhe botuese. Fillimisht, sherbeu si drejtor ne disa shkolla, qe pergatitnin mesues te rinj per arsimin fillor, ne qytetet Peshkopi, Tirane e Shkoder. Me pas, per vite te tera sherbeu inspektor ne Ministrine e Arsimit dhe te Kultures, si gazetar ne gazeten "Mesuesi", si redaktor dhe pergjegjes redaksie i arsimit fillor ne Shtepine Botuese te Librit Shkollor dhe si punonjes shkencor ne Institutin e Studimeve Pedagogjike, ku u mor me kerkime, studime e botime te thelluara ne fushen e arsimit. Edhe ne vitet e pensionit nuk e nderpreu veprimtarine studimore e botuese dhe, bashke me bashkeshorten Urti Osmani, dha nje ndihmese te shquar ne botimet e vecanta dhe punen nga afer, ne ndihme te nxenesve te shkollave shqipe te mesimit plotesues ne diaspore, si ne Zvicer, Suedi, Gjermani etj., duke bashkepunuar mbi 15 vite me organizatore te mesimit plotesues dhe me mesues e intelektuale te diaspores. Eshte domethenes pohimi, ne nje shkrim perkujtimor te publikuar per te ne internet, se ai ishte "Zeri qe artikuloi shkollen shqipe ne dhè te huaj, idealet dhe synimet e saj", se ai "Ne menyren e perkushtimit ndaj shkolles shqipe ishte nje rilindes i diteve te sotme". Prof. Shefiku dha nje ndihmese te pakursyer edhe ne redaksine e arsimit, per vepren e Akademise se Shkencave te RSH-se, "Fjalori Enciklopedik Shqiptar". Ai dha, gjithashtu, nje ndihmese te cmuar ne kryesine e Shoqates se Arsimtareve te Shqiperise, jo vetem me pranine e vazhdueshme, por sidomos me mendimet e tij te vyera, si dhe me nismen per dhurimin e librave nga autoret, anetare te Shoqates se Arsimtareve, per bibliotekat e shkollave te ndryshme te kryeqytetit e me gjere. Po keshtu, Shefiku ishte veprimtar aktiv ne Institutin Shqiptar te Mendimit e te Qyteterimit Islam dhe ne redaksine e revistes se tij kulturore-shkencore, "Univers".


Prof. dr. Shefik Osmani eshte njeri prej didakteve me ne ze te arsimit fillor shqiptar; udheheqes i disa brezave ne fushen e mesuesise; ideator i mjaft eksperimentimeve; njeri nder studiuesit me te shquar te fushes se arsimi dhe te mendimit pedagogjik shqiptar, duke treguar interesim te vecante per dokumente te ndryshme, qe vertetojne lashtesine e arsimit shqip; orator i shquar ne konferenca e simpoziume shkencore e arsimore dhe ne veprimtari jubilare, te mbajtura brenda dhe jashte vendit; bashkebisedues erudit dhe i pasionuar per ceshtjet e arsimit dhe te pedagogjise; publicist i njohur; autor i rreth 40 librave me karakter mesimor, metodik e historik, si dhe i qindra shkrimeve ne gazeta e revista shkencore dhe kulturore. Prof. dr. Njazi Kazazi, qe i ka kushtuar monografine "Ne gjurmet e nje didakti" Shefikut, e ka karakterizuar ate si "...intelektual me cilesi te qenesishme te nje qytetari atdhetar, idealist, shkencetar me pervoje, didakt me kulture te gjere e praktike te gjate, njohes i disa gjuheve" dhe vlereson "aftesite e tij per analiza, gjykimet dhe sintezat qe arrinin ne pergjithesime, vullnetin e paepur, kujtesen mahnitese...rregullin ne ruajtjen, renditjen dhe klasifikimin e materialeve". Vleresime shume te larta per figuren dhe veprimtarine e prof. dr. Shefik Osmanit jane bere nga kolege, bashkepunetore e dashamire te tij edhe ne ceremonine e organizuar me rastin e jubilarit te 80-te te tij. "Te prof. Shefiku, - u tha aty, nderthuren natyrshem njeriu dhe shkencetari, pedagogu dhe didakti, qytetari dhe intelektuali, atdhetari dhe mesuesi". "Kontributet e prof. Shefikut shtrihen ne te gjitha fushat e arsimit. Me krijimtarine e vet ai ka ditur te paraprije idete e zhvillimit global dhe rajonal sot". "Ai eshte nje figure enciklopedike qe meriton respekt dhe nderim, model per te gjithe ata qe aspirojne me idealizem per te punuar per shkollen shqipe". "Erudicioni, dashuria per vendlindjen dhe kombin, durimi, vullneti dhe kembengulja ne pune", si dhe "truri i mprehte, kujtesa e forte, fjala plot figura" e cilesi te tjera qe e karakterizonin, u quajten si faktore "qe kane bere te mundur botimin e dhjetera veprave dhe te qindra artikujve, referateve e kumtesave, pjesemarrjen ne simpoziume, konferenca, kongrese etj."


Trashegimia e prof. dr. Shefik Osmanit eshte e larmishme dhe pasqyron interesat e gjere te tij. Ai eshte autori i vepres tashme te njohur e unike, "Fjalori i Pedagogjise" (1983), per te cilen iu dha "Cmimi i Republikes" dhe nje nder bashkautoret kryesore, ne vepren madhore "Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar"(2003). Nder veprat e tjera te botuara vecojme vepren didaktike "Probleme te mesimdhenies ne ciklin e ulet te shkolles tetevjecare" (1982) dhe kryesisht monografite: "Pjeter Bogdani"(1996), "Nje misionar ne sherbim te Kombit"(1996), kushtuar Luigj Marlekes; "Trashegimi social - pedagogjike - Motrat Qiriazi"(1997); "J. H. Pestaloci dhe arsimi fillor" (1997); "Reflekse etnopedagogjike (Shpalime etnopedagogjike), Vell. I" (1998); "Panteoni iranian dhe iranologet shqiptare(1998); "Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historike-pedagogjike" (2000); "Historia e shkolles shqipe te mesimit plotesues ne Zvicer" (2007); "Shpalime etnopedagogjike, vell. II (2008).


Prof. dr. Shefik Osmani eshte i njohur edhe si autor e bashkautor i teksteve te leximit per arsimin fillor, ne Shqiperi, ne Kosove e ne diaspore, si dhe i teksteve per shkollat shqipe te mesimit plotesues ne diaspore. Tekste te tilla per diasporen e re shqiptare jane: "Zemra ime 1, 2, 3" (1994); "Shkolle e jete 4,5, 6."(1995); "Plotesori i abetares"(2000); "Mein Lesebuch 3-4 in albanicher Sprache", Gjermani, (2000); "Vatra e diturise-tekst per nxenesit shqiptare ne Suedi"(2007), "Abetarja e vecante" per femijet shqiptare ne diaspore, e pergatitur nga prof. Shefiku dhe bashkeshortja e tij Urti Osmani etj.


Artikujt e shkruar nga prof. Shefiku jane te larmishem per nga tematika dhe te karaktereve te ndryshme. Pjesa me e madhe e tyre jane botuar ne manuale, libra, revista e gazeta dhe kane kryesisht karakter studimor. Nje pjese e artikujve jane botuar si parathenie, hyrje dhe esè ne veprat e autoreve te ndryshem. Artikuj te tjere i perkasin publicistikes filatelike dhe lidhen me pasionin e tij te vecante per filateline, qe i lindi qysh ne moshe te re. Ai krijoi nje koleksion te pasur filatelik, prej mbi 20 albumesh me pulla postare te periudhave te ndryshme historike ne Shqiperi etj., te mbledhura me vullnet te palodhur e te renditura me kujdesin me te madh dhe qe perbenin ate qe ai e quante "dashuria ime e fshehte".


Largimi nga jeta i prof. dr. Shefik Osmanit ka pikelluar jo vetem familjen dhe te afermit, por edhe te gjithe koleget, ish-nxenesit, miqte e dashamiret dhe bashkepunetoret e tij te shumte, si brenda, ashtu edhe jashte Shqiperise, te cilet vleresonin tek ai njeriun dhe shkencetarin, ndihmesen e madhe qe ka dhene per arsimin shqiptar. Kjo vihet re edhe ne nje numer shkrimesh dhe mesazhesh te publikuara ne shtypin e shkruar e ne internet, te pershkuara nga ndjenja te thella nderimi e vleresimi te vecante. Por, eshte e veshtire qe brenda nje shkrimi te sjellesh ne menyre te plote para lexuesve figuren dhe vepren e gjere e te shumanshme te nje personaliteti te tille si prof. dr. Shefik Osmani. Do te duhet qe figura dhe trashegimia e tij te ndricohen me ne thellesi e gjeresi ne te ardhmen, jo thjesht si shfaqje respekti dhe vleresimi ndaj tij, por edhe si nje ndihmese ne sherbim te brezave qe do te vijne dhe te historise se arsimit tone kombetar.