Ne skemi shkop magjik. Ne skemi as arme as gure. Skemi as mandat per te vene dore mbi plaget e vendit sepse jemi ne opozite jo ne qeveri. Ne kemi vetem fjalen per ata qe kane veshe e deshire te degjojne idete pikepamjet argumentet tona



Nga Edi Rama



Me terhoqi vemendjen nje shkrim i dikujt qe ia cmoj finesen e te menduarit ia degjoj me vemendje edhe qortimet. Thoshte nuk eshte ceshtje editorialesh e mundohej te thoshte se eshte ceshtje e opozites pse e keqja spo ndalet dhe pse Shqiperia po katandiset keq e mos me keq. Saliu merret i mireqene e mireqene merret edhe keqqeverisja e tij. Dhe fare cuditerisht akuzohet rendom opozita sikur te ishte ajo pergjegjese per keqkatandisjen e vendit. Do mundohem te shpjegohem thjesht. As e kuptoj dhe as e konsideroj si te vlefshme per reflektim rrekjen e kote gazetareske nese duhet apo sduhet te shkruaje  editoriale kryetari i opozites. Kjo eshte nje furtune ne gote qe me kujton kohen e Dialogut me Shqiperine kur te njejtet njerez qofte dashamiresit a qofte keqdashesit thoshin sbehet opozita duke bere muhabet fshatrave po duke ndenjur ne Tirane. Sepse politika e madhe u beka vetem ne Tirane madje ne gjatesine e bulevardit te Tiranes.

Keto te me falin kompetentet jane muhabete shterpe. Sic eshte shterpe edhe muhabeti sepse muhabet eshte jo argument qe opozita skishte program ne 2009 apo qe populli po pret nje program dhe ne vend te tij sic thoshte shkrimi qe me nxiti te shpjegohem ne po i japim vetem editoriale. E verteta eshte se ne e kishim nje program ne 2009 te hartuar si asnjehere me pare nga nje parti opozitare ne dialog me qytetaret e ne bashkepunim me nje duzine ekspertesh te nivelit me te larte nderkombetar. E kemi edhe sot gati nje program baze te rishikuar mbi cka ka ndodhur ne dy vjet ne Shqiperi dhe do tia paraqesim kongresit per miratim sot nje jave. Do ta kemi perseri nje program te plote qeverises ne zgjedhjet e ardhshme. Pjese te  programit tone te rishikuar kemi nisur ti artikulojme konkretisht ne nismat tona parlamentare.



Por faktikisht ka qene e do jete keshtu edhe per kushedi sa kohe qe kur ne flasim e flasim per heqjen e TVSH-se se bukes vezeve qumeshtit a ilaceve per uljen e TVSH-se se dritave nga 20 ne 6 ose per zerimin e TVSH-se se imputeve bujqesore kjo nuk perben lajm. Nuk perben as arsye per koment. Madje nuk ekziston pervecse si ato lajmet e dikurshme nga bota kuadrat i humbur mes zhaurimes se polemikave boshe e sharjeve energjike.  Pavaresisht se ketu behet fjale per nje qasje qartesisht alternative ne funksion te lehtesimit te sadopakte te cdo familjeje shqiptare komenti mbetet PS spo thote asgje per ekonomine. Lajmi vazhdon te jete e lagu se lagu mu sic po ndodh edhe me editorialet e mia ku ne komentin e permbajtjes hyjne vetem blogerat e edirama.al ndersa te tjeret merren vetem me formen e komunikimit. Ben sben duhet sduhet i takon si takon



Me beri pershtypje ne shkrimin ne fjale e kjo eshte e zakonshme fakti se per te gjitha ceshtjet qe thuhej se duhet te flase opozita opozita ka folur. Dhe jo nje here. Mbase nuk ka bertitur po ka folur. E cka shumekush e harron eshte se kur qeveria sdo tia dije per asgje sepse ka dale nga vjedhja jo nga vota ate mund ta ndale vetem populli duke i hequr me vote mandatin per te qeverisur jo ulerimat te sharat apo qofte edhe protestat qytetare. Po kjo eshte nje ceshtje tjeter debat me vete.



Ne kongresin e javes tjeter ne do te shpalosim programin tone baze per Shqiperine qe duam. Ky program qe do tu shkoje pastaj dore me dore e dere me dere shqiptareve pergjate nje rrugetimi te perbashket deri ne zgjedhje duke u zgjeruar thelluar persosur eshte graviteti i Kongresit te 5 nentorit. Por prapeseprape jam i bindur se lajmi i kongresit nuk do te jete programi. As alternativa jone e re per sistemin fiskal as alternativa jone e re per fshatin as alternativa jone e re per shendetesine as alternativa jone e re per arsimin as alternativa jone e re per sigurine e rendin nuk do te jene lajmi dhe as brumi i komenteve mbi kongresin. Megjithese ne keto pese fusha ne do dalim me nje qasje radikalisht te ndryshme nga qasja e pushtetit te sotem lajmi e komentet do jene per cfare thane ndryshe disa qe sthane asgje po e thane ndryshe apo pse su perjashtuan ata qe sduan te perfshihen e me radhe. Pa llogaritur edhe batutat apo thashethemet nga holli i Pallatit te Kongreseve qe me siguri do zene faqe te plota gazetash. Asgje e re keshtu ka ndodhur gjithnje keshtu do ndodhe gjithnje ma ka thene bukur nje kryeredaktor nuk shet programi shet diversioni.



Gjeja qe te gjithe e thone po te gjithe e harrojne perseri e perseri eshte se ne u vodhem ne 2009-en. Nuk humbem. E mes fitores se vjedhur e humbjes se merituar ka nje dallim aq te madh sa seshte e mundur qe me nje fjale te thuhet neper te zgjedhjet u vodhen dhe pastaj te vazhdohet me mijera fjale pse zgjedhjet u humben. Sepse nuk u humben pra po u vodhen. E nese u vodhen do te thote se ne nuk jemi sot ne opozite ngaqe skishim program ngaqe skishim instrumente drejtimi ngaqe humbem rrugen. Po jemi ne opozite sepse vullneti i zgjedhesve u deformua. Edhe ne 2009 ne Shqiperi edhe ne 2011 ne Tirane. Nderkohe qe sduhet harruar po ashtu zgjedhjet e 8 majit ne i fituam si kurre me pare ne gjithe Shqiperine qe paguan taksa e  qe ka me shume interes te degjoje programe e vleresoje alternativa ku prekja e votes nuk ndryshoi rezultatin.



I gjithe frustracioni prej keqqeverisjes kthehet ne mllef a ne pakenaqesi ndaj opozites deri ne piken ku sbehet me as dallim e asnje lloj kujdesi qe te mos nxirren syte per te vene vetulla. Arrihet ne piken ku thuhet fjale ata fjale keta ketu te gjithe jane njelloj a thua se qeveria gjykohet per cka thote ndersa opozita gjykohet per cka ben dhe jo e kunderta. E keshtu duke iu larguar thelbit te problemit gjithcka thuhet rendom per opoziten behet alibia e qendrimit te Saliut ne pushtet dhe e konsolidimit te kultures se pandeshkueshmerise.



E se fundi shkrimi qe me terhoqi vemendjen thoshte se une qenkam mbyllur per tu treguar njerezve sa shume me ka merzitur padrejtesia dhe kete e paskam bere edhe pas vjedhjes se 2009-es. shte thjesht e pavertete. Pas vjedhjes se 2009-es lashe fushe te lire per debatin e brendshem ne PS dhe mora kohe per reflektim degjova te gjithe dhe te gjitha e pastaj ne shtator u futa ne gare per tu rizgjedhur. Pas vjedhjes se Tiranes e kam deklaruar publikisht se do hyjme ne nje kurs te ri politik. Arsyet dihen publikisht. E nder te tjera puna ime do jete me pak ne ekranin e televizorit e me shume ne kontaktin e drejtperdrejte me njerezit. Pjese e ketyre kontakteve jane edhe shkrimet nje menyre per te folur drejtperdrejt me cdo qytetar qe lexon. Jo e vetmja pa pike dyshimi por te japin mundesine te shpjegohesh ne nje forme qe nuk shpjegohesh dot ne perditshmerine frenetike te ekranit. Aq me teper ne pasqyren kaq keqas te deformuar te botes mediatike shqiptare.



Ne skemi shkop magjik. Ne skemi as arme as gure. Skemi as mandat per te vene dore mbi plaget e vendit sepse jemi ne opozite jo ne qeveri. Ne kemi vetem fjalen per ata qe kane veshe e deshire te degjojne idete pikepamjet argumentet tona. Dhe kemi te gjithe pasionin politik per te bere realitet nje rilindje shqiptare ne rrugen e Shqiperise se gjithe Europa. Me kthjelltesi vullnet durim e mbi te gjitha patriotizem e qytetari.



Derguar nga autori kryetar i Partise Socialiste