Në kuadër të projektit 100 fshatrat, kryeministri Rama tha nga Nivica tha se ky projekt ka ngjallur shumë interes dhe sipas tij, emigrantët po e shohin si mundësi investimi në vendlindjet e tyre.


Më vjen mirë që projekti ka ngjallur shumë interes. Emigrantët po shohin mundësi investimi në vendet e tyre. Jemi të bindur se do të krijojmë një pikë të fortë për zhvillimin rural, – tha Rama. Ti japim një zhvillim rilindjes urbane. Projekti 100 fshatrat ka ngjallur shumë interes. Ky takim është një forum për të diskutuar njëkohësisht dhe krijuar një qendër graviteti për ata që janë të interesuar të investojnë në këtë zonë dhe në pika të hartës së 100 fshatrave. Dua të theksoj se ne kemi bërë pjesë të paketës së re fiskale, qoftë të uljes së Tvsh-së në 6% për agroturizmin, qoftë për uljen e taksës së fitimit nga 15% që ishte, qoftë zerimin e taksës së infrastrukturës dhe uljen e taksës së fitimit për shoqëritë e bashkuara, – u shpreh kryeministri.






ERTV Live: Nivicë – Një stacion fantastik në rrugën e jetësimit të Programit Kombëtar 100FSHATRAT


Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 25. September 2018



25 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)