Gjatë prezantimit të projektit “100 fshatrat”, kryeministri Rama tha se përmirësimi i infrastrukturës përbën një element kyç në zhvillimin e fshatrave. Ndërsa nga ana e qeverisë, sipas tij janë akorduar disa miiona lekë për investimin në fshatra, kryesisht të zonave turistike.


“Nga ana e qeverisë janë akorduar mln lekë për investimin , është për të ardhur keq që diskutimi i kryetarëve të bashkisë, kur vjen puna tek fshati është rruga. Pavarësisht se rrugët munde të mos jenë në fazën e duhur në zonën turistike, por sjellin sukses. Banorët e fshatit nuk kanë pse të lëvizin nga vendi, shkojnë të tjerët tek ata. Përsa i përket qendrave shëndetësore, është bërë një inventar dhe është e mundur që të kompletohen në këtë akses. Ideja është që të krijojmë modele funksionale që të tregojmë rrugën sesi ky zhvillim do të hapet nëpër fshatra”.


Rama kritikoi bashkitë për më shumë vëmendje ndaj fshatit, jo vetëm në infrastrukturë. Duke iu referuar projekteve për agroturizmin, ai tha se aplikimet nuk ishin as sa numri i bashkive të vendit, dhe për këtë qeveria u detyrua të rihapë thirrjen.


Rihapëm thirrjen për agroturizmin si rezultat i mungesës së projekteve. Kemi vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme nga buxheti i shtetit që do të jetë mbështetje e drejt për drejtë për ata që investojnë në agroturizëm. Këtu nuk bëhet fjalë për kredi, po për grant, para që jepen për projektin pa asnjë interes nga ana e qeverisë. Numri i projekteve që kemi marrë ka qenë 10 herë më i vogël se numri i bashkive që kemi. Kjo është e pakuptueshme dhe e pajustifikuar, tregon sa larg akoma janë bashkitë e reja nga vëmendja që duhet të kemi ndaj pjesës së fshatit. Për të ardhur keq që gjithë diskutimi i krerëve të bashkive, kur vjen puna të fshati është rrugë, rrugë, rrugë. Pa diskutim që rrugët janë të domosdoshme, por edhe mundësia për të investuar në rrugët rurale është e kufizuar. Ndërkohë që ka shumë element të tjerë që duhet të shkojnë paralelisht dhe ka shumë raste konkrete që pavarësisht se rrugët mund të mos jenë në nivelin e duhur investime në agroturizëm sjellin sukses, tha Rama.


20 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)