Rreth 496 fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara jetojnë në Pogradec. Një pjesë e tyre trajtohen në Qendrën Komunitare  Multidisiplinare që është ngritur në qendër të qytetit; por jo të gjithë kanë mundësi të marrin shërbim të specializuar, pasi problem kryesor ëshë transporti dhe infrastruktura rrugore sidomos për familjet që jetojnë në zonat rurale.


Bashkia dhe Ministria e Arsimit në bashkëpunim me PNUD dhe organizata të tjera kanë ndërmarrë herë pas herë nisma dhe projekte në ndihmë të personave me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre.  Sipas  informacioneve nga Bashkia, nëse momenatlisht nuk mund të ofrohet trajtim për të gjithë, të paktën në zonat e thella do të mund të dërgohen specialistë që tiu ofrojnë shërbim në shtëpi.


Një hap i rëndësishëm është hedhur tashmë me ngritjen e kësaj qendre në Pogradec. 24 vite më parë u hapën disa klasa arsimi special për këta fëmijë, por me kalimin e viteve, godina u amortizua, gjithashtu lindi edhe nevoja për qasje të re për shërbime komunitare dhe arsim gjithëpërfshirës. Ndaj në vitin 2017 , me mbështetjen e PNUD, Bashkia Pogradec ngriti qendrën komunitare muktifunksionale. Aktualisht kjo qendër ofron shërbime për 46 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara. Mosha për fëmijët varion nga 4 deri në 18 vjeç; 6 nga 10 të rinjtë që frekuentojnë qendrën janë femra; 33 fëmijë dhe të rinj vijnë nga zonat urbane, ndërsa 13 të tjerë nga zonat rurale; 12 fëmijë shkojnë edhe në kopësht edhe në shkolla. Dhjetë profesionistët e qendrës mbështesin fëmijët dhe të rinjtë në disa drejtime si; zhillim dhe edukim; mësim; riaftësim fizik; dhe terapi të ndryshme, thonë përfaqësues të PNUD që kanë zbatuar projektin Askush të mos mbetet pas, një program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.



Ekspertët shtojnë se të rinjtë në këtë qendër  zhvillojnë kryesisht punë dore dhe aktivitete socializuese; fëmijët mbështeten me terapi zhvillimi dhe aftësimi fizik; në qendër zhvillohen edhe seanca këshillimi me punonjës socialë; stafi i qendrës punon me programe individuale ku  vlerësohet gjendja e fëmijës dhe më pas ndërhyhet.


Anila Bedri, drejtoreshë e Qendrës, tha se: Kjo është një qendër ditore speciale komunitare, në shërbim të personave me aftësi të kufizuara. Aty janë të regjistruar si fëmijë dhe të rritur, nga mosha 4 vjeç deri në moshën 38 vjeç. janë 48 fëmijë, ndërsa kemi dy grupe të rriturish (15 me 18 vjeç), dhe (18 me 38 vjeç). Me të gjithë personat po punohet me terapi dhe aktivitete të ndryshme. Stafi është i kompletuar me mësues, psikolog, asistent social. Ata vizatojnë, bëjnë punë të ndryshme krijuese dhe hapin edhe ekspozita. Të ardhurat që merren nga ekspozita shkojnë për qendrën.



Por ashtu siç e evidentojnë prindërit por edhe vetë stafi i qendrës problem mbeten zonat rurale, ku për shkak të infrastrukturës dhe mungesës së transportit prindërit nuk kanë mundësi ti sjellin fëmijët në qendër. Gjithsesi edhe për këtë rast Bashkia dhe Ministria e Arsimit (prej nga varet qendra) kanë menduar që të dërgojnë në fshtara mësues dhe ekspertë të tjerë të fushës për të ofruar shërbime në shtëpi për fëmijët dhe personat të tjerë të rritur me aftësi të kufizuara.


Këtë e konfirmoi edhe kryetari i Bashkisë Pogradec Eduart Kapri, i cili pranoi se transporti mbetet problem për shumë familje që jetojnë në zonat rurale, por se deri më tani vetë Bashkia nuk ka pasur buxhet mjaftueshëm për të ndërhyrë në infrastrukturën rrugore.  Vetë ngritja e qendrës është hap i parë dhe i rëndësishëm për zonën. Ka shumë punë për tu bërë me infrastrukturën rrugore. Me ndarjen e re administrative Bashkia Pogradec ka një territor të madh për tu menaxhuar prej 700 km2. Shtimi i rrugëve për tu mirëmbajtur është kosto shtesë për ne. Për zonat e thella jemi gjithmonë në kërkim të alternativave për sigurimin e mjeteve të transportit. Infrastruktura rurale është problem dhe plan prioritar për Bashkinë. Por mungesa e buxhetit, kjo edhe për shkak të borxheve të akumuluara e ka reduktuar mundësinë e ndërhyrjes në këto zona. Borxhi i trashëguar është 550 mln lekë të reja, dhe me vendimet gjyqësore vijnë edhe borxhe të reja. Gati 100 mln lekë çdo vit shpenzohen për larje borxhesh. Zgjidhja që kemi menduar për ofrimin e shërbimeve në fshatra për fëmijët më aftësi të kufizuara është dërgimi i specialistëve pranë tyre. Është e pamundur të mbulojmë të gjithë Pogradecin, por do të bëjmë marrëveshje edhe me linjat private të transportit në fshatra që të mund ti sjellin fëmijët në qytet, tha kryetari i Bashkisë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.



Për shumicën e këtyre fëmijëve kjo qendër është i vetmi kontakt me mësimdhënien dhe marrjen e shërbimeve, pasi ata nuk shkojnë të gjithë në shkollë. Të paktë janë fëmijët që janë të regjistruar dhe në shkollë dhe në qendër. Sirini 10 vjeç është një prejt tyre. Ai është i diagnostikuar me autizëm. Dikur ai kishte shumë probleme, por falë shkollës dhe terapive në qendër sot ai ka arritur të bëjë shumë përmirësime dhe të fokushet në punë krijuese si vizatimi. Është shumë i talentuar në vizatim, dhe shumë piktura të tij janë bërë pjesë e konkurseve dhe ekspozitave, thonë mësuesit dhe psikologët në qendër.


Projekti  Askush të mos mbetet pas është një program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ky program nisi të zbatohet në qershor të vitit 2017, dhe synon të mbështes personat në nevojë. Programi zbatohet nga 4 agjenci partnere të Kombeve të Bashkuara;UNDP;UNFPA; UNICEF dhe UN Women.


Estevan Ikonomi, koordinator i përfshirjes sociale pranë PNUD, bëri një prezantim, të shkurtër të Konventës së OKB-së për personat më aftësi të kufizuara.  Konventa qëndron në të njëjtin nivel me Kushtetutën.  Shqipëria e ka nënshkruar Konventën për Personat me Aftësi të Kufizuara, në dhjetor 2009. Duhet të dimë se shkalla e aftësisë së kufizuar është  e ndryshme, pasi ka dhe persona me aftësi të përkohshme. Aftësia e Kufizuar përbën rreth 10 % të popullsisë, ose thënë ndryshe janë mbi 650 milionë persona. Konventa i imponon shteteve detyrime ligjore për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e PAK, tha në mënyrë të përmbledhur Ikonomi ndërsa u ndal edhe në terminologjinë që duhet përdorur për aftësinë e kufizuar.


I ftuar në një trajnim për gazetarët mbi temën e aftësisë së kufizuar ishte edhe z.Nicolas Douillet, këshilltar për komunikimin, zyra rajonale e UNDP për Evropën dhe Azinë Qëndrore, i cili foli për etikën e raportimit për personat më aftësi të kufizuara dhe minoritetet. Edhe z.Douillet theksoi në fjalën e tij se kur raporthet për PAK ka shumë rëndësi gjuha e përdorur dhe se artikulli duhet të bazohet të aftësia e kufizuar dhe jo tek personi.


Programi, falë njohurive dhe aftësive teknike të Agjencive te Kombeve të Bashkuara në vend, ka mundësi të sigurohë një ndikim më të madh dhe shtrirje më të gjerë si në nivel vendor, ashtu dhe në atë qëndror. Grupet të cilat synohet të mbështeten përmes këtyre projekteve janë personat me aftësi të kufizuara, komuniteti rom dhe ai egjiptian.


Programi Askush të mos mbetet pas, zbatohet në të gjithë vendin, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve sociale në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Ndërhyrjet e tanishme të programit shtrihen në 18 bashki si në: Berat, Bulqizë; Dibër; Durrës; Fier; Fushë-Krujë, Korçë; Kukës; Lezhë; Lushnje; Përmet, Pogradaec, Prrenjas, Sarandë, Shijak; Shkodër, Tiranë, Ura Vajgurore