Pas miratimit përfundimtar në parlament të ligjit të ri për transportin publik, drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor, përfshirë ata të autobusëve e mjeteve të transportit 8+1, do tu duhet që të kërkojnë rinovimin e liçensave. Paralmenti është drejt finalizimit të këtij ligji, që synon të reformojë rrjetin kombëtar, duke e përshtatur me ndarjen e re administrative-territoriale dhe debatet rreth tij po bëhen në Komisionet parlamentare.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar projekltigjin e ri “Për transportin publik”, që synon të reformojë rrjetin kombëtar, duke e përshtatur me ndarjen e re administrative-territoriale.
Me miratimin përfundimtar në Kuvend, ky ligj i hap rrugë rishikimit të të gjitha lejeve e liçensave për transportin rrugor brenda një afati 6 mujor.
Gjatë shqyrtimit të nismës në Kuvend, përfaqësuesit e Ministrisë së Transporteve bënë të ditur se pushteti vendor do të miratojë linjat e transportit publik dhe do të lëshojë liçensat.
Ulsi Manja: Liçensat që janë lëshuar në përputhje me ligjin ekzistues dhe që sigurisht janë 1 vjeçare apo pa afat? Janë pesë vjeçare, do të jenë të vlefshme deri në ditën e lëshimit të këtyre liçensave apo se nuk delapo jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji bien poshtë këto liçensa?
Eduart Seitaj: Brenda 6 muajve përfundon i gjithë proçesi i miratimit të rrjetit të ri të linjave dhe lëshimi i autorizimeve të liçensave përkatëse.
Fatmir Xhafaj: Do ketë një riliçensim me sa kuptoj apo jo?
Eduart Seitaj: Cilido qoftë më i shkurti, lëshimi i liçensës së re, ose mbarimi i afatit 6 mujor.
Ligji i ri do të prekë në mënyrë direkte të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor, përfshirë ata të autobusëve e mjeteve të transportit 8+1, duke i detyruar ata të aplikojnë dhe kërkojne rifreskim të liçensave ekzistuese.

Diskutimi i projektligjit në Komisionin e Ligjeve
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter