Tirane- Ish-drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda, Adnand Kosova, ka refuzuar dje te paraqitet ne Gjykaten e Tiranes, per te deshmuar ndaj personit qe e ka akuzuar per shpifje. Togat e zeza kane argumentuar dje, se prokurori Kosova ka vene ne dijeni gjykaten, se nuk mund te paraqitej ne procesin gjyqesor ne ngarkim te te pandehures, Albana Laze, per arsye te tjera pune. Per kete fakt ish-kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, do te thirret serish per te dhene shpjegime para gjykates, pas kerkeses se bere nga ana e te pandehures dhe mbrojteses se saj. Albana Laze u vu ne pranga pas mashtrimit me 150 mije euro qe iu beri te afermve te Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit, te denuar per trafik nderkombetar te lendeve narkotike, per lirimin e tyre. Laze pretendon se shuma e lekeve, te marra familjareve i jane dhene ish-kreut te Prokurorise se Krimeve te Renda, si dhe ish-kryetarit te Gjykates se Krimeve te Renda, te cilet kane qene dhe denoncuesit ne ngarkim te Lazes. E pandehura kerkon nga gjykata, qe te perballet me prokurorin.