Prokuroria e Tribunalit të Hagës ka kërkuar, për herë të dytë, që i akuzuari për krime lufte, Vojislav Sheshel të kthehet në qendrën e paraburgimit të Sheveningenit në Hagë.



Kërkesa e parë për rikthimin e Sheshelit në Hagë e bërë nga prokuroria ishte hedhur poshtë nga gjykatësi, Jean Claude Antonetti.




Në ankesën e dytë të kryeprokurorit të Hagës, Serge Bramertz, thuhet se pas kthimit në Serbi, Shesheli, përmes deklarimeve të tij e ka “minuar” shpirtin e lirimit të përkohshëm i cili ishte marrë për “arsye humanitare”.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Sipas Bramertz, lideri i radikalëve serbë hapur ka thënë se nuk do të kthehet më në Hagë ndërsa ka kërcënuar edhe personat të cilët kanë bashkëpunuar me tribunalin. /Indeksonline/