Prokuroria e Katanias, ka kërkuar 18 vjet burg për Moisi Habilajn, i akuzuar si kreu i një grup trafikant të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Për Meridian Sulaj, 12 vjet dhe katër muaj u kërkuan, ndërsa për Fatmir Minaj ishte kërkuar lirimi. Nazer Seiti, i konsideruar si arkëtar, rrezikon gjashtë vjet. Organizata, e cila në Shqipëri do të gëzonte mbrojtje nga disa pjesë të policisë, kryente trafikun kryesisht nga deti, falë mbështetjes së disa anijeve të peshkimit, thuhet më tej në mediat italiane.

Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj, Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për Ëilliam Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.

Hetimet italiane, të kryera nga policia e financave, u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. I afërmi politik i Habilajt është nën vëzhgim. Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat, por hetimi kundër tij vazhdon. Në Itali, magjistratët shqiptarë arritën në muajt e fundit. Në pyetjet e tyre, në burgun Bicocca, Habilaj vendosi të përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk u zbulua.

Në fashikujt e dosjes në ngarkim të tyre, me kërkesë të prokurorit publik Andrea Bonomo, u përfshinë edhe marrjet në pyetje të protagonistëve Habilaj, Seiti dhe Sulaj. Të tre këta, falë një leje ndërkombëtare për marrjen në pyetje, janë vendosur përballë prokurorëve të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Hetuesit shqiptarë shkuan në Katania për ti marrë në pyetje për një hetim paralel që zhvillohet këtu në Shqipëri, që ka për protagonist ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kushëri i largët i Habilajve dhe i përmendur disa herë në përgjimet telefonike të të pandehurve në Itali.

E ndërsa njëri prej Habilajve mbetet ende në arrati, Florian Habilaj, pjesë e këtij procesi nuk do të jetë Nezar Seiti. Ky i fundit konsiderohet si financieri i bandës së trafikut të drogës dhe u arrestua në Shqipëri, për tu ekstraduar pak muaj më vonë në Itali mes polemikave të shumta. Pas kërkesës së avokatit të tij në Itali, Seiti për momentin ndodhet në “arrest shtëpie”.

10 dhjetor 2018 (gazeeta-Shqip.com)