Vlorë - Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika i komunikohet zyrtarisht akuzat e Prokurorisë.

Organi i hetimit e akuzon atë për dy vepra penale, për shpërdorim detyre dhe për falsifikim të dokumenteve në 7 raste, vepra këto që lidhen me dhënien e lejeve të ndërtimit.

Me të njëjtat akuza akuzohet edhe drejtoresha e Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, shum Urbanistikës, Dorjana Sula, ndërsa biznesmeni Artur Haxhi, do jetë në Prokurori në fillim të javës së ardhshme, për të njohur akuzën.

Policia e arrestoi Gjikën në datën 6 Shkurt të këtij viti, pasi kishte dhënë lejë të jashtëligjshme për ndërtimin e një pallati 11 katesh në qendër të qytetit bregdetar. Atij iu vendosën prangat në afërsi të banesës së tij në zonën Ujit të Ftohtë.

Kjo është hera e dytë që Prokuroria dërgon në gjyq Shpëtim Gjikën për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Më herët, Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Gjikën për akuzat e ngritura. /GS/