2-19-550x223 3-20-544x450 4-19-550x321 12-7-550x234Kastriot Piroli pritet të jetë deputeti që do zëvendësojë për një periudhë katër mujore Armando Prengën, të cilit, iu hoq mandati në bazë të ligjit të dekriminalizimit.


Prenga do zëvendësohet nga emri pasues në listë dhe sipas këtij rregulli, radha i bie, Kastriot Pirolit.


Ky i fundit, sipas Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, është deklaruar fajtor  për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, që në bazë të kësaj dispozite dënimi i tij është me 1 vit e 6 muaj burgim.


Por, në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal kjo gjykatë urdhërohet të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burgim, duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë kohe, provë prej 18 muajsh me kush që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte me zyrën vendore të shërbimit të provës Kurbin.


Ky vendim është ankimuar nga prokuroria në Gjykatën e Apelit, e cila kërkonte shfuqizimin e dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë dhe denimin me katër vjet burg.


Ndërkohë Apeli, duke argumentuar në bazë të rrezikshmërisë së ulët të personit, si dhe të veprës penale ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Kurbin.