Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sot konfiskim të pasurive të Klement Balilit. Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës i është drejtuar përmes një kërkese Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për sekuestrimin e pasurisë së Balilit i vënë nën akuzë për një sërë veprash penale.


Njoftimi i Prokurorisë


 


Prokuroria për Krime të Rënda ne perfundim te hetimit te procedimi pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili, i cili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar  në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë; ka paraqitur kerkesen per konfiskimin e pasurive te meposhtme:


Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.


Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.


Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.


Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.