Oficerë të policisë gjyqësore janë paraqitur sot në selinë e Partisë Demokratike ku kanë marrë audio-përgjimet e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.


Dje, PD publikoi një audio-përgjim ku dëgjohej Agron Xhafaj, i cili fliste me trafikantë droge për trafikim të lëndëve narkotike.


PD deklaroi se Agron Xhafaj jo vetëm që e vijon trafikun e drogës, por e bën atë duke marrë garanci nga Policia e Shtetit, pasi ka vëlla ministrin e Brendshëm. Sipas selisë blu, vëllai i ministrit qëndron në krye të një prej grupeve më të fuqishme të narkotrafikut në qytetin e Vlorës.


Pas publikimit të audios, Agron Xhafaj ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.


15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)