Elbasan- Prokuroria shenjestron Universitetin e Elbasanit "Aleksander Xhuvali" per diplomat false. Nese ne rastet e denoncuara deri tani rezulton qe firma e hedhur ne dokument dhe vula te jene origjinale, atehere dekani dhe vartesit e tij per periudhen e leshimit te kartonit rrezikojne burgun. Lajmin e beri te ditur dje ne nje prononcim per gazeten "KJ", kryeprokurori i rrethit, Elvin Gokaj. Ai pohoi se organi i akuzes ka nen hetim disa raste per falsifikim diplomash te universitetit, ndersa numri i dosjeve per shperdorim detyre shkon ne 350, ose 25 per qind e numrit te pergjithshem te denoncimeve dhe procedimeve penale. Gokaj pohoi gjithashtu se nen "shenjester" jane edhe institucione si spitali, KESH-i, bashkia dhe institucionet arsimore.


"Deri tani jane depozituar 1375 procedime penale dhe dosjet per abuzime dhe korrupsion zene nje peshe te konsiderueshme. Rreth 25 % e dosjeve ose rreth 350 prej tyre, jane per shperdorim detyre. Per perfundimin e hetimeve jane perfshire te gjithe prokuroret", u shpreh per gazeten Gokaj.


Kryeprokurori i Elbasanit thekson se ne dosjet qe po hetohen per korrupsion jane perfshira te gjitha kategorite e administrates. "Sipas te dhenave qe disponoj rezulton se ne shperdorime te detyres jane te gjitha kategorite e nepunesve qe ushtrojne aktivitet ne fusha dhe sektore te ndryshem te administrates shteterore", sqaron ai.


Drejt perfundimit eshte nje dosje qe ka per objekt KESH-in, ne te cilen sipas kreut te akuzes rezulton se jane implikuar te pakten 9 drejtues te nivelit lokal dhe te mesem. "Dosje per shperdorim detyre kemi dhe ne arsim. Ne kete drejtim jemi duke punuar ne dy pista. Ne ate te elementeve te korrupsionit te faktuar me prova dhe deklarime dhe ne vertetesine e denoncimeve te kryera ne adrese te ish drejtuesve te arsimit", shpjegon Gokaj. Nese denoncimet e depozituara nuk jane te verteta, atehere ai thote prere se do te vihen nen pranga personat per "kallezim te rreme". Me tej numri nje i akuzes shprehet se aktualisht po kryhen disa investigime ne Universitetin e Elbasanit, lidhur me disa diploma false te zbuluara. "Ndryshe nga veprimet e meparshme, kete here jemi perqendruar ne vertetesine e firmes dhe vules qe mbajne diplomat, pasi dyshohet se ne falsifikime mund te jene perfshire edhe titullare te universitetit", thote Gokaj per kete dukuri. Sipas tij, prokuroret kane hedhur dyshime ne vertetesine e vulave dhe firmave qe mbajne diplomat. "Deri tani jane proceduar vetem poseduesit e diplomave. Nese vertetohet se firma dhe vula jane te dekanit, atehere ai do te procedohet dhe ndiqet penalisht", perfundon kryeprokurori i Elbasanit.


Fatos Salliu