Në Prishtinë është promovuar qendra afariste sektoriale "Balkans Expo- Free Zone", ku si qëllim ka të mirat për zhvillimi ekonomik nga ky projekt.

Drejtori i Bordit drejtues i "Balkans Expo- Free Zone", Yusuf Erdogan, tha se projekti që do ta realizojnë në Kosovë do të ketë në fokus sektorin e bujqësisë, blegtorisë si dhe sektorin e ushqimit dhe do të jetë qendra e parë afariste ndërkombëtare në Kosovë.

Ai tha se Turqia do të vijnë rreth 100 firma të cilat do të zënë vend në këtë objekt, ndërsa shtoi se produktet që do të prodhohen me markë të Kosovës do të jenë me standarde të tregut ndërkombëtar.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, tha se nga sot Prishtina do të jetë kryeqytet ekonomik i kësaj zone për të mbuluar Ballkanin perëndimor duke filluar nga, Bosnja, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi e Shqipëria. Sipas tij Kosova do të jetë një shtyllë në të ardhmen që do ta forcojë urën mes Ankarasë dhe Evropës.

Ndërkohë, Ekrem Gjokaj nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, tha se roli i bujqësisë është jashtëzakonisht i madh dhe po ashtu përkushtimi i ministrisë me zhvillu këtë sektor është prioritar.

Kryetari i Bordit drejtues nga fondacioni i prodhuesve "BIKOS", Agim Myftiu, tha se marrëveshja tregtare e nënshkruar mes Turqisë dhe Kosovës duhet të jetësohet sa më shpejtë në mënyrë që të zhvillohen sa më lirshëm projekte të tilla.