Është promovuar vepra me e re e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës "Ligjërime për fenë e atdheun I-II" të autorit, myftiut Naim Tërnava.

Me rastin e promovimit të këtij libri, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit më të lartë të bashkësive fetare islame nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi.

Prof. dr. Bajram Kosumi - rektor në Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan tha disa fjalë për veprat e Tërnavës.

Ai tregoi se aspekti i parë i librit lidhet me katrahurën e sotme në botë dhe për luftërat që po ndodhin.

Ndërsa Prof. dr. Hysen Matoshi drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës tha se duke folur për veprat tha se myftiu Ternava njihet si njeri aktiv në punën e tij.