Pronaret e ligjshem te tokave kerkojne nga qeveria nje plan konkret si do te realizohet kompensimi apo kthimi i tokave te tyre. Te pakenaqur ndaj menyrave te ndjekura deri me sot, pronaret bejne thirrje per reagime dhe pershpejtimin e masave qe do t'u kthenin atyre pronat e marra padrejtesisht. Nje prej anetareve te Shoqates "Pronesim me Drejtesi", Reshit Vorbsi tha dje per gazeten "Koha Jone", se ka mbi dy vjet qe dihet se sa para apo siperfaqe te lira duhen per kompensimin e pronareve dhe ende nuk po behet asgje. "Duhet te vendoset se si do te veprohet me ne. Nuk mund te presim premtime boshe vetem ne prag te fushatave elektorale. Eshte e nevojshme qe te realizohet nje projekt si do te na kthehen dhe kompensohen pronat deri ne vitin 2014", reagoi Vorbsi. Sipas tij pronaret e ligjshem te tokave nuk e dine ende se si do te kompensohen. "Cmimet e tokave po kerkohen te ndryshohen serish nga komiteti nderministror i pronave, te ulen me shume sec jane", u ankua pronari. Sipas tij, pronaret jane kunder uljes se cmimeve per meter katror toke per kompensimin e tyre, qofte kjo truall apo bujqesore. Vorbsi sqaroi se ndonese kane kaluar tete muajt e pare te vitit, pronaret nuk kane mundur te perfitojne as nga fondi i buxhetit te shtetit per kete vit. Sipas tij deri me sot, asnje lek i buxhetit te shtetit nuk eshte shperndare dhe sekretari i shoqates, hedh dyshime se nje procedure e tille do te lihet per ne ditet e fundit te vitit ne menyre qe partite te jene sa me afer zgjedhjeve dhe fushates elektorale. "Deri me sot nuk eshte bere asgje per ne. Dhe ne rast se ka ndonje reagim qofte nga qeveria apo dhe nga opozita behet vetem ne kuader te fushates elektorale, asgje me shume", vijoi Vorbsi. Pronaret e ligjshem te tokave vleresojne se pa nje strategji konkrete nga shteti dhe pa nje fature financiare eshte e pamundur qe te realizohet kompensimi i tyre. Madje nga te dhenat e bera publike nga shoqata, pretendohet se vetem ne kryeqytet, pronareve te ligjshem te tokave duhet t'u kompensohen 22 milione metra katrore toke. Rozeta Rapushi


6 Milione Dollare eshte shifra qe eshte percaktuar dhe per kete vit ne buxhetin e shtetit per kompensimin financiar te pronareve. Kjo shume do te shperndahet brenda ketij viti per kete kategori.


17335 Hektare Toke bujqesore pritet te jepen per fillimin e procesit te kompensimit fizik, qe te kalojne ne pronesi te ish-pronareve. Ky eshte fondi i pare i tokes qe qeveria ka vene ne dispozicion te Agjencise se Pronave.





Pronaret kerkon projekt per kthimin e kompensimin e tyre. Shoqata "Pronesim me Drejtesi" u shpreh dje se qeveria duhet te kete nje plan te sakte se si do te kompensoje pronaret. Ta sjelle ne Kuvend e ta miratoje ne menyre qe procesi te mos mbetet pezull.