Rozeta Rapushi


Pronaret e ligjshem te tokave, tashme te bashkuar me Levizjen per Zhvillim Kombetar (LZHK), pretendojne jo pak vende ne Kuvendin e ardhshem. Ashtu si dhe te gjitha partite e tjera, ata kane bere listat se bashku me LZHK-ne, per te kandiduar ne qytete te medha te vendit. Sekretari i Pergjithshem i shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, tha per gazeten "Koha Jone", se ish pronaret do te perfaqesohen denjesisht ne Kuvend per te mbrojtur te drejtat e tyre dhe gjithe shtreses qe i perfaqeson. Me konkretisht, vete Toro kandidon per mandatin e deputetit ne qytetin e Durresit dhe eshte i pari ne liste per LZHK-ne ne kete qytet. Po keshtu, ai u shpreh se nje prej perfaqesuesve te pronareve sic eshte dhe Reshit Vorpsi, do te kandidoje po ne siglen e kesaj partie ne Tirane, e per te vijuar me pas ne Vlore, ku pronaret do te perfaqesohen me kandidatin e tyre, Gezim Pocari. Kandidatura te tjera do te kete dhe ne Shkoder. "Ne u afruam me LZHK-ne, sepse eshte parti e cila ne programin e saj afrohet shume me ceshtjen tone me kerkesat dhe programin tone", sqaroi Toro. Sipas tij, LZHK, jo vetem e pranoi programin e pronareve, qe prej vitesh po e manifestojne dhe po kerkojne te drejtat legjitime qe ua njeh Kushtetuta, por dhe do te kerkoje zbatimin e tij dhe do te ngrene zerin per kete shtrese se shoqerise ne Kuvend. Nga ana tjeter, Toro shpjegoi problemet dhe mosperputhjet qe pronaret kane pasur gjate ketyre viteve me Partine Republikane. Sipas tij, marredheniet mes pronareve dhe republikaneve jane shkeputur qe ne vitin 2006, e nuk jane rregulluar me. "Ne nuk komunikojme me republikanet qe nga viti 2006. Kjo force politike jo vetem qe nuk mbrojti te drejtat tona, por qendrimi i tyre per pronen ishte regresiv gjate tere ketyre viteve", sqaroi Toro. Sipas tij, republikanet edhe pse premtuan kur erdhen ne pushtet me mazhorancen ne 2005, se do te mbronin te drejtat e pronareve ne Kuvend, ashtu sic e kane te percaktuar ne programin dhe statutin e tyre, nuk e bene nje gje te tille. Perkundrazi, sipas Toros, ndikuan negativisht. Per rrjedhoje, ne keto zgjedhje, republikanet do te humbin te gjitha votat e pronareve sipas tij.


Kandidaturat


Disa nga figurat me te spikatura te pronareve te ligjshem te tokave, do te kandidojne nen siglen e LZHK-se, ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Mes tyre, Agim Toro, Reshit Vorpsi dhe Gezim Pocari.


Pakenaqesite dhe debatet me PR sollen "divorcin" final


Problemet mes pronareve dhe Partise Republikane, dolen ne pah ne mes te mandatit te qeverise se djathte. Me konkretisht, ne periudhen kur republikanet diskutonin per afatet e dorezimit te dokumentacionit nga ana e pronareve per perfitim te kthimit dhe kompensimit te pronave. Nderkohe qe pronaret, kerkonin dorezim pa afat te dokumentacionit, republikanet propozuan caktimin e nje afati. Amendament qe nuk u pelqeu aspak pronareve. Kundershtimet vijuan gjate, derisa republikanet, se fundmi nuk perfaqesonin me ne Kuvend, amendamente te sugjeruara nga pronaret. Gjate tere ketij viti, pronaret kane shprehur publikisht se nuk "mbrohen" me nga republikanet ne Kuvend. Madje se ata nuk po ndjekin dhe statutin e tyre, qe ne thelb ka kthimin dhe kompensimin e pronareve te ligjshem. Perplasjet mes tyre, dolen ne dukje dhe ne deklaratat per shtyp nga te dy palet. Nderkohe qe moren goditjen perfundimtare, ne momentin kur pronaret shpallen bashkepunimin me LZHK-ne per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.