Pronaret e ligjshem te tokave mbeten "me gisht ne goje" edhe per kete vit. Me mbylljen e vitit kalendarik, pronaret i humben te gjitha shpresat per te marre ndonje qindarke si fond kompensimi per pronat e marra. Sekretari i Shoqates Pronesi me Drejtesi, Agim Toro, tha dje per gazeten "Koha Jone", se me nisjen e vitit te ri, pronaret do te reagojne ndaj ketyre padrejtesive qe po u behen. Toro fajesoi qeverine, per djegien e fondit qe ishte percaktuar ne buxhetin e shtetit per kete vit. "Kjo tregon se qeveria nuk donte t'i jepte ato para, qe vet i percaktoi ne buxhetin e shtetit per pronaret kete vit. Vetem per shkak te saj, fondi prej 500 milione lekesh ne buxhetin e shtetit shkon ne kosh", tha Toro. Sipas tij, ne kushtet ne te cilat eshte, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, nuk ka se cfare te beje per ndarjen e parave. Pa vendim eshte e pamundur. "Fondi u dogj dhe nuk ka asnje menyre per te na demshperblyer per kete vit. Ështe e qellimshme nga ana e qeverise", vijoi Toro. Sipas tij, pronaret nuk do te rine pa reaguar, por parate shkuan dem. Deri ne ditet e fundit te ketij muaji, te gjithe ata qe kishin toka te zena, prisnin kompensim financiar nga shteti. Ndonese buxheti ishte shume i ulet per te kenaqur shume pronare njekohesisht, te pakten si ne prag te Festave, dicka do te jepej. Nga ana tjeter, pronaret e ligjshem te tokave po ankohen dhe ne Gjykaten Kushtetuese. Sipas tyre, vitin e ardhshem do te nise shqyrtimi ne Kushtetuese te padive te tyre ne shkeljen e vazhdueshme qe po u behet ne ceshtjen e pronave. Shoqata Pronesi me Drejtesi, do te depozitoje padine per shfuqizimin e afateve te vendosura nga qeveria, per dorezimin e dokumentacioneve te prones. Pronaret e quajne veten te diskriminuar sepse po u hiqet e drejta e pronesise, per dorezim dokumentacioni. Nga ana tjeter pronaret jane te zhgenjyer dhe nga fondi, qe qeveria ka percaktuar per kompensimin financiar te tyre ne buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, 500 milione leke. Fond qe konsiderohet qesharak dhe mbi te gjitha as nuk po shperndahet. Aktualisht ne Gjykaten Kushtetuese ndodhen dy padi per ceshtjen e pronave. Ankesa qe jane bere po nga pronaret kunder ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e pronave" si dhe ligjit "Per legalizimin e ndertimeve pa leje".





Humbja


Pronaret humbin cdo shprese se do te mund te marrin ndonje lek kete vit, si forme kompensimi nga shteti. Tashme nuk ka asnje shprese se fondi prej 500 milione lekesh do te mund te shperndahet. Me keq akoma se ne buxhetin e shtetit, fondi shkoi dem.





Protestat


Shoqatat e pronareve do te ngrene serish zerin me ardhjen e vitit te ri. Te mbetur "me gisht ne goje", pronaret e ligjshem te tokes do te protestojne me te gjitha mjetet ligjore qe kane ndaj shkeljes se te drejtave te tyre. Protesta lidhet dhe me ankesat ne Gjykate Kushtetuese.