Janë rreth 460 familje që do të marrin kompensimin për tokën që u është zënë nga ndërtimet pa leje. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka hapur dje aplikimet për fondin 3.5 milionë dollarë, vënë në dispozicion nga Agjencia e Legalizimeve.

pronaret kompensim

Familjet që kanë emrin në listë kanë të drejtë të paraqiten në ATP për të depozituar dokumentacionin e nevojshëm. Menjëherë pas kësaj, do të bëhet edhe depozitimi i parave në bankë në masën respektive për secilin prej tyre.

PËRFITUESIT Referuar tabelës, përfituesit janë të shpërndarë në 5 qarqe të vendit, përkatë- sisht në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Durrës dhe Shkodër. Më herët, qytetarët që shpronësoheshin për efekt të procesit legalizues, përfitonin katër këste, ose thënë ndryshe, 57 për qind të vlerës së pronës dhe për pjesën e mbetur të pagesës u duhej të viheshin në radhë pritjeje.

Ndërkaq, pak muaj më parë, Agjencia e Pronave vendosi që ta rrisë masën e përfitimit, duke e çuar në 70 për qind të vlerës. Në këtë mënyrë, detyrimi që i mbetet Agjencisë përkundrejt tyre, reduktohet në masën 30 për qind.

DOKUMENTET Për kryerjen e pagesës, qytetarët duhet të paraqesin në agjenci: numër llogarie, kopje të kartës së identitetit, prokurë të posaçme, mandatin e pagesës prej 2 mijë lekësh, certifikatë familjare dhe dëshminë e trashëgimisë.

aplikimet

Pasi të kenë dorëzuar aplikimin, do të nisë edhe kryerja e pagesave për secilin prej tyre përmes bankës. Vlen të qartësohet se ata të cilët kanë aplikuar më parë dhe nuk kanë përfituar për shkak të mungesës së një (apo më shumë) dokumenti, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto familje nuk do të kenë detyrimin për të paguar tarifën e shërbimit prej 2 mijë lekësh, nëse vërtetojnë që e kanë kryer më parë.