Te gjithe ata persona, te cilet zoterojne dokumente per nje prone, por nuk kane te percaktuar siperfaqen e saj, tashme mund ta regjistrojne ate. Dje, Keshilli i Ministrave, vendosi qe t'u jape mundesi ketyre individeve te behen pronare te ligjshem te pronave te tyre, duke bere nje kerkese prane ZRPP-ve dhe me pas te ndjekin procedurat e tjera.


Pasurite e paluajtshme, qe nuk kane te percaktuar siperfaqen, te cilat ndodhen ne zona kadastrale, per te cilat, ne castin e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, eshte duke u zhvilluar regjistrimi sistematik i pasurive, nuk mund te regjistrohen ne nje kartele dhe harte treguese regjistrimi, ne emer te pronarit, pa u zhvilluar me pare procedura e regjistrimit te tyre, e percaktuar ne kete vendim. Nderkohe, per pasurite e paluajtshme, qe nuk e kane te percaktuar siperfaqen ne dokumentet ligjore te pronesise dhe as sipas procedures se percaktuar ne kete vendim, te cilat ndodhen ne zona kadastrale, per te cilat regjistrimi sistematik i pasurive do te perfundoje pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, regjistrimi ne nje kartele dhe harte treguese regjistrimi, ne emer te pronarit, do te behet vetem pasi te zhvillohet procedura e regjistrimit, e percaktuar ne kete vendim. Por, ndryshe nga keto dy menyrat e regjistrimit, per pasurite e paluajtshme, per te cilat, ne castin e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, nuk rezulton te jete marre vendim nga regjistruesi per percaktimin e siperfaqes do te ndiqet nje procedure tjeter. Kur keto pasuri ndodhen te pozicionuara, gjeografikisht, ne zona kadastrale, per te cilat ka perfunduar regjistrimi fillestar, gjate te cilit, siperfaqja dhe pozicioni gjeografik i tyre eshte percaktuar nga matjet ne terren dhe pasurite jane regjistruar ne nje kartele dhe harte treguese regjistrimi ne emer te pronarit, do te vleresohen se e kane te percaktuar siperfaqen. Por kjo do te behet me kusht, qe gjate periudhes se afishimit publik, te mos kete asnje pretendim te pazgjidhur per pozicionimin e pasurise, kufijte dhe siperfaqen.





Dokumentet


Personi i interesuar per te bere regjistrimin e pasurise se tij, duhet te provoje pronesine dhe kufijte e pasurise se paluajtshme, qe kerkon te regjistroje, me nje sere dokumentesh. Keshtu, cdo subjekt, i cili zoteron aktin e fitimit te pronesise, te cilat nuk kane te percaktuar siperfaqen duhet te paraqese ne zyren e regjistrimit aktin e fitimit te pronesise, nje plan-vendosje apo genplan te pasurise si dhe nje deklarate noteriale te pronareve te pasurive kufitare. Ndersa, kur ne kufi te prones, per te cilen eshte paraqitur kerkese regjistrimi, jane prona shteterore, deklarata noteriale zevendesohet nga konfirmimi zyrtar, i dhene nga bashkia/njesia bashkiake apo komuna perkatese. Ne rastin kur pasurite publike, kufitare me pasurine per te cilen eshte paraqitur kerkese per regjistrim, jane te regjistruara ne zyren e regjistrimit, ne emer te nje enti tjeter shteteror, te ndryshem nga bashkia apo komuna, konfirmimi duhet te behet nga titullari apo personi i autorizuar nga ky ent. Ndersa kur ne kufi te prones jane prona te individeve, te cilet nuk e kane te regjistruar pasurine ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, deklarata noteriale e pronarit kufitar do te zevendesohet nga nje deklarate noteriale, e bere nga keta persona, ne cilesine e poseduesit te pasurive kufitare.


Dokumentet:


Dokumentin (aktin e fitimit te pronesise), sipas nenit 193, te Kodit Civil, te regjistruar ose te paregjistruar ne regjistrin hipotekor;


Deklaratat noteriale te pronareve te pasurive kufitare, qe vertetojne permbajtjen e kerkeses per pronesine dhe kufijte e pasurise, qe pretendohet nga kerkuesi;


Plan-vendosjen/genplanin e pasurise (i njejte me ate, qe i bashkelidhet deklaratave noteriale apo konfirmimeve te entit shteteror);


Dokumentacion nga arkivi teknik i ndertimit, qe pasqyron hartografisht gjendjen e pasurise, qe pretendohet;


Mandatpagesen e shpenzimeve te regjistrimit (tarifa, taksa, shpenzime te tjera, nese ka te tilla).


45 Dite Eshte afati, brenda te cilit pronari kufitar paraqet ne ZRPP ankese apo pretendim te argumentuar per kufijte e pasurise, per te cilen kerkohet te behet regjistrimi, regjistruesi refuzon regjistrimin.


30 Dite Kalendarike eshte afati kohor kur regjistruesi merr vendim per regjistrimin ose refuzimin e regjistrimit te pasurise. Ky afat fillon qe nga data e paraqitjes se kerkeses nga subjekti.