Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sqaroi vendimin për pezullimin e regjistrimit të titujve të pronësisë në bregdet. Ajo tha se pronarët e ligjshëm të tokave në bregdet nuk do të cenohen, por të vetmit që do ta pësojnë janë grabitësit.


Ministrja deklaroi se janë të vendosur të çojnë para drejtësisë ata që kanë fituar tituj pronësie në mënyrë të paligjshme.


Skemat kriminale të zbuluara së fundmi gjatë vijës bregdetare Lezhë e Kavajë janë shembulli i qartë i modelit të ndjekur nga abuzuesit. Ky vendim synon pikërisht të pastrojë rrugën e shtetit dhe pronarëve të ligjshëm nga abuzimet dhe korrupsioni.


Për qartësinë e të gjithëve se kjo VKM nuk pengon kthimin e pronës tek pronarët, sikurse po përdoret në mënyrë të shëmtuar nga opozita prej disa ditësh, përkundrazi, synon të garantojë që prona ti kthehet pronarit dhe jo shkelësve të ligjit apo mafies së tokave në bregdet. Pezullimi është vetëm një masë e përkohshme që do i lejojë institucioneve shtetërore të verifikojë titujt e lëshuar përgjatë bregdetit dhe të ndajë njëherë e mirë pronarët e ligjshëm nga hajdutët e pronave, tha ministrja e Drejtësisë.


26 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)