Pas mbledhjes së PD-së me aleatët kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në deklaratë për media ftoi qytetarët që nesër të protestojnë para parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën. Ju ftoj pavarësisht bindjeve politike të bashkohemi për të mbrojtur Kushtetutën dhe reformën në drejtësi tha Basha


“Protesta do të zhvillohet brenda dhe jashtë parlamenti. Do të zhvillohet nga Partia Demokratike dhe qytetar të thjeshte. Interesi i Ramës është një dhe vetëm një, të shpëtoj Saimir Tahirin.


Të bashkohemi për të treguar se institucioni i opozitës është në këmbë. Nëse nesër Rama tenton që të mbaroj puçin e tij kundër Kushtetuës, ne nuk do të lejomë dhunimin e kushtetutës.


Shqiptarët nuk mund dhe nuk do ta pranojnë dhunimin e Kushtetutës. Nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha, për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur reformën në drejtësi. Reagimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm, ndaj dua ti ftoj të gjithë ata që duan reformën në Drejtësi, të gjithë të bashkohemi para parlamentit ku do të nisë protesta popullore jashtë Kuvendit dhe protesta popullore brenda Kuvendit” – tha Basha.


Kujtojmë se sot edhe LSI mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar për të ndërmarrë hapat e radhës kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit vetëm me votat e maxhorancës. Kryetarja e LSI-së iu bëri thirrje anëtarëve ti bashkohen protestës jashtë parlamentit, ndërsa deputetët do të kundërshtojnë brenda sallës, në seancën e paralajmëruar. Tre ditë më parë maxhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi një raport për 7 kandidaturat për Kryeprokuror, ku vetëm 3 prej tyre sipas deputetëve të PS-së përmbushin kriteret e përcaktuara.


17 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)