Protestën e sotme të opozitës, e cila u mbyll pas 4 orëve dhe disa rrethimeve të zyrës së tij, Kryeministri Edi Rama e ndoqi nga qyteti i Beratit, ku zhvilloi takime me operatorët turistikë dhe mori pjesë në aktivitete të ndryshme.


Shefi i qeverisë ia mori edhe një kënge polifonike bashkë me disa fëmijë të veshur me kostume popullore, teksa në Tiranë para Parlamentit u hodhën gurë, gaz lotsjellës dhe ujë në një betejë protestues-polici.


Por pavarësisht se është treguar i qetë në pamje të parë, replikat e Ramës me komentuesit në Facebook të lënë të kuptosh të kundërtën.







Duket se kryeministrit nuk i kanë pëlqyer disa kritika nga qytetarët, të cilët e kanë pyetur pse ai nuk ishte sot në Tiranë.


Një burrë shteti duhet të rri në fronin e tij,  tregon që sje njeriu duhur, shkruan një komentues, të cilit Rama i është përgjigjur: Sot nuk jetojmë në kohën e froneve po në kohën e punës me njerëzve dhe njerëzve, po jam sjam unë njeriu i duhur, këtë fatmirësisht e ke në dorë ti ta vendosësh.


Një tjetër komentues e quan kryeministrin iniciator të përçarjes së Kosovës, por Rama i thotë se se ndërsa lexon fjalë të tilla s ka se si mos kujtojë shprehjen se çdo pyll ka derrat e vet, e çdo vend ka veshëgjatët e vet.