Gazeta “Shqip” ka zbardhur planin e opozitës për nisjen e përgatitjeve të protestës kombëtare të 16 shkurtit, e cila parashikon të japë një sinjal të fortë kundër qeverisë së kryeministrit Rama, ku qëllimi final është rrëzimi i tij nga pushteti.


Për të arritur këtë objektiv, sipas një plani paraprak, Partia Demokratike do të zhvillojë takime intensive para datës së protestës për të bindur qytetarët që të jenë të shtunën e 16 shkurtit në orën 11:00 përpara Kryeministrisë.


Sipas një udhëzimi të dalë nga zyra e Bashës, kërkohet që mes datave 2 dhe 12 shkurt të organizohen protesta lokale në rrethe.


Në vendimin e marrë në kryesinë e PD-së, është parashikuar që të ketë takime derë më derë me qytetarët për ti ftuar ata në protestën e 16 shkurtit dhe protestat lokale.


Organizatorët dhe koordinatorët nëpër rrethe, duhet të marrin masa sipas udhëzimit për evidentimin dhe pjesëmarrjen e simpatizantëve, me qëllim vlerësimin e kontributeve.


Të gjithë deputetët dhe zyrtarët e PD janë urdhëruar që të përcjellin tek qytetarët mesazhin e protestës dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre maksimale me të gjitha format. Përveç takimeve derë më derë me qytetarët, në banesa dhe ambiente publike do të ketë edhe fletëpalosje, njoftime në rrjetet sociale, telefonata dhe sms.


Ashtu siç ndodh rëndom në protesta të tilla masive, PD është kujdesur edhe për logjistikën e transportit, caktimit e vendit të nisjes nga dega, grumbullimin në kohë të të gjithë simpatizantëve dhe masat lehtësuese për ushqime dhe ujë gjatë rrugës. Ndërkohë PD ka përzgjedhur edhe koordinatorët dhe zyrtarët që do të organizojnë protestën në rrethe.


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi do të jetë i deleguar në Tiranë në degën 4, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi do të jetë në degën 5 në Tiranë dhe Sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata do të jetë i deleguar në Durrës.


Në Dibër do të jetë deputetja Dhurata Çupi, në Durrës Oerd Bylykbashi, në Lezhë Arben Ibro, në Elbasan Edmond Spaho, në Korçë Ervin Salianji, në KUkës Edi Paloka, në Shkodër Flamur Noka, Në Vlorë Jamarbër Malltezinë Kamzë Ivi Kaso, në Gjirokastër Tritan Shehu, në Kavajë Orjola Pampuri, në Berat Eno Bozdo dhe në Fier Enkelejd Alibeaj. Të gjithë, do të të shoqqëruar nga deputetë apo zyrtarë të tjerë të partisë.


Gazeta Shqip