Ambasada amerikane përcjell mesazh qytetarëve të saj amerikanë të qëndrojnë larg zonave ku do të mbahet protesta e opozitës e planifikuar të nisë nesër në orën 12:00.


Ambasada amerikane thotë se nuk ka njoftim për kërcënime specifike për shtetasit amerikanë, por se edhe pse protesta parashikohen të jenë paqësore  mund të kalojë në konfrontime prandaj bën apel për të shmangur vendet ku do të ketë grumbullime.


Këto mesazhe janë të zakonshme nga ambasada amerikane për qytetarët e saj që ndodhen në Shqipëri.


 


 


 


 


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter