Pavarësisht se vëmendja e Policisë së Shtetit është përqendruar në Rinas dhe gjithë zonën e Fushë-Krujës për të kapu bashkëpunëtorët e Admir Murataj që grabitën 10 milionë euro, disa qindra efektivë janë dislokuar si gjithmonë para Parlamentit.


Në kuadër të masave të marra për protestën e opozitës gjatë zhvillimit të seancës plenare, prej orës 07:30 arsenali i rëndë i Policisë ka dalë në qarkullim të në Tiranë, ndërsa është rrethuar pedonalja Murat Toptani.


Një përqendrim i lartë efektivesh shihet te Ministria e Brendshme, ndërsa sheshi para Teatrit Kombëtar, është kthyer në vend për parkimin e automjeteve të policisë si shihedhëse dhe autoblindat e FNSH.






























Ashtu siç ka ndodhur edhe në javët e shkuara, policia ka rrethuar thuajse të gjithë qendrën e Tiranës për të garantuar rendin dhe sigurinë, e shmangur incidentet me protestuesit e opozitës.


Në Kuvend pritet që të betohen sot dhe dy deputetë të rinj të PD, Arlind Çaçani dhe Halil Jakimi, konkretisht të zgjedhur në Korçë dhe në Dibër.