Zbardhet plani i masave të policisë për protestën e të shtunës të Partisë Demokratike. Do të ketë devijim trafiku në aksin që lidh bulevardin me qendrën e qytetit.


Autobusët nga rrethet nuk do lejohen të futën në qendër të Tiranës. Të angazhuar mesohet se do te jene rreth 1500 policë.


Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në kërkesë nuk përcaktohet një orar për mbylljen.


Më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me krerët e partive aleate një ditë para protestës së 26 majit që opozita ka thirrur në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.


Në mesazhin e tij të sotëm në rrjetet sociale, Basha shkruan krahas videos që publikon: Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë ti largojmë!.


25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)