Të rinjtë e FRPD kanë shpalosur në sheshin Skënderbej një banderolë gjigante me portretin e 17- vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili rreth një vit më parë u vra në mënyrë aksidentale në landfillin e Sharrës.


PD e konsideron Ardit Gjoklajn simbol i viktimës nga mafia e plehrave dhe kërkon të vihet drejtësi për të.


Banderola është hequr nga policia bashkiake pasi sipas kësaj të fundit nga ana e protestuesve nuk ishte marrë leje për të shpalosur banderolën rreth 100 m2 në atë fashë orare.


27 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)