Opozita është duke bërë përgatitjet e fundit para protestës që pritet të nisë rreth orës 11:00, teksa dy liderët e partive kryesore, PD dhe LSI, po diskutojnë për kohëzgjatjen e tubimit.


Ndërkohë, kryeministri Edi Rama si gjithmonë ka zgjedhur të largohet nga kryeqyteti dhe në Facebook ka postuar një video që tregon se ndodhet në Lushnje.


https://www.facebook.com/edirama.al/videos/368758783977427/


Në sipërmarrjen e një gruaje eksportuese që u jep punë 1200 burrave, shkruan Rama.


Kryeministri gjatë protestave të opozitës nuk ka qenë asnjëherë në Tiranë, por ka zgjedhur të përgjigjet me antimitingje si ai i Vlorës apo Lushnjës.


Ditën e djeshme ai ishte Berat, ku dha disa mesazhe të rëndësishme politike duke thënë se nga protesta, qeverisë nuk i preket asnjë fije floku dhe se Partia Socialiste do të vijojë me përgatitjet për zgjedhjet lokale.