Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përshëndet protestën e studentëve, të cilët kërkojnë uljen e tarifave.


Bravo! Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje, shkruan Kryemadhi.


Ajo ka publikuar një video me pamje direkte nga protesta, në shenjë mbështetje ndaj tyre.


Edhe ish-kryeministri Berisha ka përshëndetur protestën e studentëve, ku me një mesazh iu është drejtuar gjithë qytetarëve që t’i bashkohen të rinjve.


Arsim publik, falas kërkesa e drejtë e studentëve grevistë. Ju bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me studentët, – shkruan Berisha në faqen e tij në “Facebook”, teksa ka postuar video nga protesta e studentëve, e cila po vijon.






Arsim publik, falas kerkesa e drejte e studenteve greviste. Ju bej thirrje qytetareve te bashkohen me studentet. sb


Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 6. Dezember 2018



6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)