Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka përkrahur protestën e të rinjve, të cilët sipas tij janë shtresa më e goditur nga qeveria. Në një postim në Facebook, Salianji thekson se Rilindja po promovon më të paaftët, ndërkohë që të rinjtë ekselent po largohen masivisht nga Shqipëria.


Shqipëria vlon, Ramës kush i ka mbetur? Sot u ngritën studentët, pjesa më vitale por më e goditura nga qeveria. Të rinjtë janë më të papunët, më të pashpresë, më të varfër, pa mundësi, pa rregulla gare, pa hapësira për tu përfshirë në institucione dhe në administratë.


Më të paaftët promovohen nga Rilindja, ekselentet goditen dhe largohen masivisht në eksod. Kriminelet komandojnë studentet e shkëlqyer, dallkaukët udhëheqin arsimin, të marrët bëjnë para ndërsa studentet, nxënësit dhe prindërit e tyre paguajnë me gjak qindarkat e fundit që këto para të shkojnë tendera për bandat, apo para për të blerë zgjedhjet.


Njësoj si studentet janë në proteste qytetaret qe po iu shkatërrohet banesa dhe jeta, protestojnë minatorët qe u gënjyen për pensionin, protestojnë mjeket dhe infermieret që po largohen çdo dite, protestojnë mësuesit që nuk kanë asnjë rritje rroge në 6 vite Rilindje, protestojnë bizneset e vogla që mbyllen mijëra në vit, protestojnë agjencitë turistike, pacientët lëngojnë përdite pa ilaçe ndërkohë që miliona eurot e ilaçeve të tyre i marrin oligarkët, vuajnë personat me aftësi ndryshe që përveç diskriminimit vuajnë dhe mungesën e trajtimit financiar të nevojshëm, proteston elita intelektuale, bërtasin gazetarët qe kërcënohen me burg dhe gjoba! Rama po majmet, Shqipëria po vlon!, shkruan deputeti i PD.


5 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)