Protesta e mijëra studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshëndetur edhe nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila thotë se të rinjtë me kryengritjen e tyre i dhanë një dritë shprese vendit të tyre.


Ata sot po protestojnë kundra tarifave, por në thelb Protesta e tyre është kundra varfërisë se shumëfishuar, kundra pamundësisë për te jetuar një jete siç e ëndërron çdo i ri; ata sot protestojnë kundra papunësisë te prindërve te tyre, kundra pensioneve qesharake te gjyshërve te tyre; protestojnë kundra padrejtësisë, kundra brutalitetit; kundra korrupsionit qe ka kap çdo qelize te këtij shteti; ata protestojnë kundra krimit e pasigurisë; protestojnë ne fakt kundra qeverise dhe oligarkëve; kundra tradhtisë se opozitës dhe lidershipit te saj te korruptuar, si dhe kundra gjithë atyre qe pasurohen me karrigen politike qofshin ne pushtet apo opozitë, thotë Topalli.


Sipas Topallit, studentët sot kanë protestuar kundër një sistemi të kalbur që nuk ka asgjë të përbashkët me atë që studentët e 8 Dhjetorit kërkuan 3 dekada me parë.


Ata sot po i japin shprese familjeve te tyre, shtëpisë se tyre, vendit te tyre te dashur. Ata po thonë : duam te jetojmë këtu.. nuk duam te ikim si miliona shqiptare te tjerë , vëllezër e motra te tyre qe ikën nga dëshpërimi. Bravooo studentë!, shprehet ish-deputetja e PD.


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)