Qindra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha në Shtetet e Bashkuara duke kërkuar mbrojtje të Këshilltarit Special, Robert Mueller, i cili po heton lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.


Qindra persona të mbledhur në Nju Jork kanë mbajtur në duar mbishkrime në të cilat shkruhej askush mbi ligjin dhe duart larg Muellerit.


Në Çikago, senatori demokrat Dick Durbin u është bashkuar qindra protestuesve ndërsa rreth 500 persona të tjerë janë mbledhur afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington.


Protesta lidhur me këtë çështje janë mbajtur edhe në Grinsboro, Karolinën Veriore, Tenesi, Las Vegas, Nevada dhe disa vende tjera.


Protestat që kanë nisur në orët e vona dje, vijnë në kohën kur demokratët në Kongres kanë kërkuar mbajtjen e seancave dëgjimore urgjente lidhur me shkarkimin e Jeff Sessions nga pozita e Prokurorit të Përgjithshëm, pasi Trump e ka kritikuar atë vazhdimisht për shpëtim të vetes nga hetimet e Muellerit dhe mosgatishmëri për të ndërhyrë në to.


9 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)