Pervec mjekeve dhe personelit shendetesor qe kundershton per transferimin e qendres dhe pavijonit te traumes, edhe ish-ushtaraket jane kunder ketij vendimi. Sipas tyre, nese qeveria apo ministria e linjes nuk merr nje vendim qe ky pavijon te mos shkaterrohet, atehere ata do te hidhen ne protesta. “Nese nuk do te merret asnje vendim i drejte gjate seances se Kuvendit, apo nga qeveria, atehere edhe ne si shoqate e ish-ushtarakeve do te hidhemi ne proteste. Dhe kjo per te mos shkaterruar kete spital dhe kete pavijon qe sot po pret te gjithe keta te aksidentuar”, eshte shprehur kryetari i Shoqates se Ushtarakeve te Liruar dhe ne Rezerve, Mehdi Pogace. Nese vendimi do te jete perfundimtar qe trauma te kaloje ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”, mjeke te ushtarakut dhe ish-ushtarake do te hidhen ne protesta.