Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët e Universitetit të Tiranës kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar heqjen e tarifës për provimet e bartura.


Organizatorët kanë bërë me dije se ata kërkojnë një takim me anëtarët e Bordit të Administrimit.


Të dyja krahët e rrugës së Durrësit janë bllokuar nga qindra studentë, të cilët kanë rrethuar godinën e Ministrisë së Arsimit.


Po ashtu dhe në qytete të tjera si Elbasani, Durrësi e Shkodra, është bojkotuar mësimi dhe të gjithë studentët kanë dalë në rrugë.


Edhe në Shkodër ishte parashikuar të zhvillohej një protestë e ngjashme, por studentët nuk kanë dalë. Ndërsa në Gjirokastër, mësimi ka vijuar normalisht.







6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)