E enjtja e 6 dhjetorit 2018 do të mbahet mend gjatë, pasi për të parën herë që nga protestat historike të 1990, studentët zhvilluan tubimin më masiv dhe pa ndikim politik, për të kërkuar të drejtat e tyre përballë Ministrisë së Arsimit.


E teksa përballja e tyre me qeverinë, gjunjëzoi pushtetin dhe iu dha të drejtë pasi VKM-ja që i detyronte të paguanin 670 lekë për çdo provim të mbartur u anulua, mijëra të rinj shqiptar treguan se dinë të protestojnë fiks si moshatarët e tyre europianë.


Protesta që ishte tërësisht paqësore, përveç stilolapsave, vezëve e letrave higjienike të hedhura në drejtim të godinës së MAS, u shoqërua në fund me një aksion pastrimi nga vetë studentët, që është për tu duartrokitur.