Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla ka deklaruar se mazhoranca do të votojë dy vendime të rëndësishme sa i takon të ardhmes në sistemin e drejtësisë.


Ai tha se, pavarësisht nga mungesa e opozitës, pritet të votohen strukturat organizative të KLGJ-KLP.


“Urdhri i kryetarit të Kuvendit për thirrje të kësaj seanca është firmosur që dje. Seanca është vijim i seancës së programuar për ditën e enjte me të njëjtën përmbajtje. Sot pasdite Kuvendi do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të drejtësisë së re KLGJ dhe KLP, – tha deputeti socialist. – Sa më shumë do të afrohet dita e konsolidimit të drejtësisë së re, sa më shumë afrohet dita për ngritjen e SPAK dhe BKH do të kemi këtë sjellje jo ligjore të opozitës”.


Balla sqaroi se vizita ditën ë nesërme e 7 eurodeputetëve të PE është e rëndësishme.


Prej muajit nëntor kemi koordinuar këtë vizitë me eurodeputetët, që ka të bëjë me një mbështetje që ata i japin Shqipërisë për nisjen e procesit të negociatave në qershor. Tani jemi në fazën që të nisim procesin e bisedimeve për anëtarësimin në BE.


Gazeta Shqip