TIRANE- Policia e Shtetit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Fakultetit Ekonomisë për pezullimin e punimeve të një ndërtese pranë këtij fakulteti. Pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit janë ndërprerë edhe punimet për ndërtimin e godinës.

Prej disa ditësh drejtuesit e Fakultetit të Ekonomisë në kryeqytet dhe studentët e këtij fakulteti kanë bojkotuar provimet në shenjë proteste.

Ndërkaq, vendimin e Policisë së Shtetit për të ndërhyrë duke pezulluar vijimin e punimeve tek godina ngjitur me ambientet e këtij fakulteti e kanë cilësuar të drejtë.

Drejtues dhe studentë të Fakultetit të Ekonomisë, theksojnë se janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)