Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë e PD-së ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman. Takimi po zhvillohet në kuadër të situatës politike në vend. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga palët, rreth asaj që është diskutuar.


Opozita prej disa javësh ndodhet në fushatë protestash, duke krijuar një situatë të tensionuar politike. Deputetët e PD dhe LSI-së, dorëzuan mandatet e deputetëve, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme.