Tre gra aktiviste të Femen shkaktuan një incident në Champs Elysees, kur kaloikadillaku i blinduar i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pak para orës 11 në ceremoninë përkujtimore të 11 nëntorit, që shënon 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.


Dy nga tre femrat janë ndaluar nga Forcat e Sigurisë para se një e tretë të ekspozohej topless me parulla të shkruara në gjoksin e saj para Donald Trump.




Në parullat e atyre që u arrestuan, ishte shkruar “Paqebërës të rremë, diktatorë të vërtetë”, “Parada e hipokrizisë” dhe “Parada e gangsterëve”.


Aktivistja e tretë ishte pozicionuar pak më larg në Avenue des Champs-Elysees dhe xhandarmëria e ndali vetëm pasi kishte kaluar barrierat që siguronin qarkullim të lirë për liderët botërorë.



























“Franca feston paqen me këtë ceremoni, por gjysma e krerëve të ftuar të shtetit janë përgjegjës për shumicën e konflikteve në botë”, ka thënë për AFP një aktiviste e Femen e pranishme në vendngjarje, Constance Lefevre.


Një ditë më parë, tre aktiviste të tjera të Femen kryen një protestë të ngjashme duke dalë topless dhe me parulla në duar nën Arc de Triomphe. Ato e shoqëruan tubimin e lokalizuar me thirrjen “Mirë se erdhët kriminelë të luftës.




Sipas Tara Lacroix, një prej aktivisteve të arrestuar, ato ishin “duke protestuar kundër ardhjes së krerëve të shtetit që janë turp për paqen.


Shumica janë diktatorë që nuk i respektojnë të drejtat e njeriut në vendin e tyre, tha ajo.


11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)