zirkonNjë prej atyre që drejtojnë prej ditësh protestën kundër parkut të fëmijëve te Kodrat e Liqenit është edhe Zirkon Disha.


Një emër që sot na shfaqet si përfaqësues i shoqërisë civile, por që në të vërtetë rezulton të jetë dhe një prej drejtuesve të Lëvizjes Zgjohu, një organizatave kjo që njihet si e sponsorizuar jo vetëm financiarisht por edhe në ide nga Partia Demokratike.


Për herë të parë Zirkon Disha dhe Lëvizja Zgjohu ka nisur të njihet në publik për fushatën publicitare dhe organizimet kundër atyre që protestuan në 21 Janar të vitit 2011, ku dhe mbetën të vrarë 4 persona.


Për Zirkon Dishën dhe miku i tij afërt Altin Goxhaj, në atë kohë rreziku nuk ishte qeveria që vriste njerëz por qytetarët që protestonin kundër qeverisë.


Lëvizja Zgjohu në atë kohë ndërmori një fushatë të gjerë spotesh publicitare të transmetuar në një sërë mediesh ku sulmoheshin protestuesit dhe mbrohej qeveria e atëhershme demokrate.


Lidhur me këtë angazhim të Dishës dhe Lëvizjes Zgjohu në atë kohë media publikoi një sërë faktesh që vërtetonin financimet e tija nga para të Agjencisë së Mbështetjes së Shqipërisë Civile që drejtohej nga një tjetër demokrat i pavarur, Altin Goxhaj.


Madje lidhur me këto afera si Disha ashtu edhe Goxhaj janë edhe zyrtarisht të kallëzuar në Prokurori.


Për Dishën kërkohet ndjekja penale për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim.


Gjithashtu në Prokurori është kërkuar edhe ndjekja penale për Altin Goxhaj për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit të kryer në bashkëpunim.


Për kallëzuesit e këtij denoncimi në prokurori, Lëvizja Zgjohu ishte një organizatë e mirëfilltë politike pas së cilës fshihet Altin Goxhaj.


Në kallëzimin e dorëzuar në organizimin e akuzës thuhej se Lëvizja Zgjohu ka në fokusin e veprimtarisë së vet luftën kundër opozitës së atëhershme dhe këtë e tregonin spotet e saja televizive të reklamuara ne disa media vizive.