Ditën e sotme, protestuesit e opozitës morën pjesë në një tubim para Parlamentit, teksa brenda zhvillohej seanca plenare ku u betuan 3 deputetë të rinj.


Ndër të parët që mbërritën në Parlament ishin deputetët Bashkim Fino, Bledi Çuçi, Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri.


Pikërisht, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë është ndalur në pritë nga Jelekverdhët e Astirit, të cilët ishin stacionuar te hyrja nga krahu i Ministrisë së Brendshme për të bllokuar deputetët e majtë.



“O monstër, hajde në Unazë të Re të të veshim nuse!” Gjiknuri mbërrin në Kuvend, qytetari s’mban gojën dhe i hakërrehet truprojës së tij on Vidnews.


Sapo ka dalë nga makina për të hyrë në Kuvend, Damian Gjiknuri është përcjellë me disa thirrje nga një banor i Astirit.


Protestuesi  e ka fyer dhe ironizuar ish-ministrin, ndërsa ka pasur një përplasje me fjalë edhe me truprojën e tij.


Zuzar, legen! O monstër! Mos shif ashtu ti ëre, hajde në Unazë të Re, hajde! Hajde se do të të veshim si nuse!, dëgjohet të thotë qytetari në një video të publikuar nga JOQ.