10339670_10152418446711926_4706193378086260658_nKryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, u përplasën me disa protestues gjatë ditës së sotme, gjatë Panarit të Punës.


Një prej protestuesve ka qenë shumë agresive dhe i ka kërkuar llogari Veliajt se përse e ka pushuar nga puna.


Ajo pretendonte se është inxhinere mekanike, por sipas burimeve të gazetës, zonja nuk ka lidhje fare me këtë profesion.


Sipas këtyre, protestuesja në fjalë është prej vitesh militante e flaktë e PD-së dhe është kryetare e kësaj partie në Kombinat, njësia 6.