Si fillim duhet të pyesim pse nuk duhet të fitonte kur dukej qartë që ishte më i taletuari por ndodh që jo gjithmonë në kompeticione të tilla të fitojë ai që e meriton. Burime të sigurta konfirmojnë që këtë edicion të "X Factor" do ta fitonte Sara, vajza italiane që doli e treta në fakt. Ditën e djeshme disa persona nga stafi por edhe vetë artistët në juri kanë bërë sondazhe në rrjetet e tyre sociale duke i drejtuar një pyetje të thjeshtë fansave të tyre: Cili prej tre konkurentëve meriton fitoren e X Factor? Përgjigjet në 95 % të tyre kanë qënë, Ergi. Duke qënë se mediat shkruan për fitoren e Sarës dhe kjo nuk u komentua mire, regjisorja Vera Grabocka vendosi të mos ia "lajë borxhin" Italisë këtë vit dhe të zgjidhet ai që e meritonte vërtetë fitoren. Ka ndikuar edhe fakti që sidomos në këto puntatat e fundit spektakli është komentuar shumë edhe për elozhet dhe falenderimet e tepruara, kundrejt gjithkcaje që rrotullohej apo merrte frymë në "X Factor". Fitorja e Sarës do të hapte polemika të reja kështuqë u vendos të shpallej Ergi fitues. /Indeksonline/