Nuk është hera e parë që bëhet një paralajmërim i tillë, por këtë herë vjen nga goja e një prej zërave më autoritarë të ekonomisë botërore.


Joseph Stiglitz, 74 vjeç, fitues i çmimit Nobel në Ekonomi në vitin 2001 dhe ish krye-ekonomisti i Bankës Botërore, është i drejtpërdrejtë.


Në mes të gjithë zhurmës se kriptmonedha Bitcoin këtë javë kaloi 10 mijë dollarët, dyshimet për stabilitetin dhe thirrjet për kujdes kanë arritur kulmin.


Në një intervistë për Business Daily të BBC, ekonomisti amerikan shpjegon pse beson se bitcoin duhet të ndalohet, shkruan Dita.


Pse njerëzit e duan bitcoin? Pse njerëzit duan një monedhë alternative? Arsyeja e vërtetë është sepse ajo të lejon të angazhohesh në aktivitete të pista, si pastrim parash, evazion fiskal. Ajo që duhet të bëjmë, tha ai, është që për transaksionet financiare me bitcoins të kërkojmë të njëjtën transparencë si ajo që kemi me bankat. Nëse kjo do të bëhej, tregu i bitcoin do të shembej


Ari dixhital


Joseph Stiglitz


I ashtuquajturi ari dixhital u rrit më shumë se 1.200% në vitin e kaluar dhe shumë analistë besojnë se kjo mund të jetë flluska më e madhe financiare në histori. Ndryshe nga monedhat konvencionale, kriptmonedhat nuk rregullohen nga qeveritë, bankat e mëdha ose fondet e investimeve, por nga investitorë privatë. Mund të arrish të blesh bitcoin nga kudo vetëm me një lidhje interneti përmes firmave të këmbimit ose shitjes së produkteve dhe shërbimeve në këmbim të tyre, edhe pse shumica i përdorin ato si një investim.


Nuk ka transparencë se kush është i përfshirë në atë transaksion dhe për çfarë, thotë me keqardhje Stiglitz.


Ka shumë monedha më të qëndrueshme si dollari dhe paundi, kështu që duhet të pyesni veten pse njerëzit shkojnë tek bitcoin. Mendoj se kjo vjen sepse nuk duan asnjë lloj mbikëqyrjeje siç kemi në sistemin tonë bankar, shton ai.


Çfarë është bitcoin? Shpesh përshkruhet si kriptomonedha dhe është një monedhë që ekziston virtualisht. Një version në internet i parave kesh.


Si funksionon: Çdo bitcoin është një skedar në një kompjuter që ruhet në portofolin dixhital të një smartphone, ose kompjuteri. Çdo transaksion regjistrohet në një listë publike të quajtur blockchain, kështu që nuk është e mundur të shpenzosh një monedhë që nuk është e jotja.


Si blihen? Ka tri mënyra kryesore për të marrë bitcoins: duke i blerë me para reale; duke shitur produktet ose shërbimet që paguhen me bitcoin; dhe ti blesh përmes kompanive të reja që bëjnë monedhat e tyre virtuale.


Si vlerësohen? Bitcoin janë të vlefshme sepse njerëzit janë të gatshëm ti shkëmbejnë ato për mallra dhe shërbime reale, madje edhe për të holla.


Stiglitz beson se duhet zbatuar një rregullore më e fortë në sektorin bankar: Ajo që duhet të bëjmë është të kërkojmë më shumë transparencë dhe ky sistem thjesht do të shembet, shkruan Dita.


Ai mendon se nuk është e pamundur ta shtypësh. Ajo që duhet të bëjmë është të themi se transferimi i bitcoin në dollarë ose paund nuk është i ligjshëm dhe kompanitë si Microsoft nuk mund të pranojnë kriptmonedha, as nuk mund të blejnë asete, ose pasuri të patundshme.


Jam në favor të parave dixhitale elektronike. Pyetja është pse ne kemi nevojë për një monedhë alternative? Cili është problemi që po përpiqemi të zgjidhim? Ne si shoqëri duhet ta lejojmë këtë? Sipas mendimit tim, jo./DITA