Nje perpjekje per panoramen e levizjeve kulturore ne Shqiperi prej Buzukut deri ne 90-n




Te Bukuria prej se ciles ngjallet arti nder te tjera Fishta shkruan se thelbi i madhnise qendron te nje shpirt bujar mendjet te kthjellet depertuese intiutive me nji fantazi gjallnijet te posacme... duke na percaktuar keshtu se cfare duhet te permbushe nje artist shkrimtar a piktor nje intelektual.


Duke e ngritur kete gen ne nje arsye me te forte per te funksionuar si levizje kulturore Fishta na flet mbi rolin e institucioneve ku na vecon Ma teper se madhnin e ides sobjektit te vepres artitike e sendergjon geni a se shpirti substance individuale e fjeshte e arsyetuese ndash te thone shka te thone idealistat e materjalistat e ksokohshem pak a shume nipa e sternipa majmunash jo aq pse shum nder ta e mbajn vehten se jane rodit te majmunit sa per pune qi te gjith - po thue se si majmuni ndash imitojne teorit e straplakne te kohvet te kalueme... Shenime estetike 1933.


Mund te themi se Fishta eshte nder te paret qe na jep zanafillen e ekzistences se nje levizje kulturore kombetare duke shkruar se kohe e mnershme e dermuese e cdo zhvillimi e perparimi intelektual e materjal kje per popullin shqyptar koha e pushtimit turk ne Shqypni. Me gjith kta shofim se u gjeten shqyptare me u marre me letratyre edhe gjate kesaj kohe te menrshme. Kshtu shofim ke Ipeshkvi katolik Pjeter Budi vesh e stolise me vjersha shqype te hiejshme disa ndolli ma ne she te historise se shejte e disa nder te verteta te fes kristjane e i boton vjetin 1664 mos ma para.


E kesaj natyre eshte dhe vepra e Bogadanit me 1985 me botimin e Cetes se Profeteve vepra pose dijenike asht edhe letrare ne kuptimin e vertete te fjales.


Ne vepren Kritike dhe estetike na konfirmon Naim Frasherin Asdrenin shkrimtaret franceskane qe me 1913 ngriten te perkohshmen Hylli i drites si dhe rolin e shoqerive letrare si Bashkimi Agimi shkrimtaret e shqiptare te Italise si Variboba Serembe Sartori De Rada dhe i madhi poet Zef Skiroi.


Fishta na terheq vemendjen se ishte shume e theksuar e forte kjo levizje kulturore qi ndihmoi prej ndorjeve te kohes e te njerzvet ndash mrrijten me ba te njifet gjuhe zyrtare nder te gjitha zyret e shtetit si dhe lshuen rranjin e pare te ndergjegjes kombetare der nder shpirtra rebela e reakcjonare kshtu qi- pergjithesisht - se mbajti ma kush per turp ta queje vedin shqyptar.


Shqiperia jone e sotme esht nje bote kaotike e vogel... Eumlshte nje anarki e cila ka thithitur te gjitha pothuaj jeten tone. Ideale skemi. Racionalizmi yne eshte pothuaj si e djemve. Dispozita per nje gjurmim te ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrenjen e saj kjo e keqe A ka valle arsye historike Nga pikepamja e kuptimit sociologjik cili eshte shkaku i kesaj gjendjeje Branko Merxhani keto pyetje i ve perballe brezit te vet-pra neoshqiptarizmes ne vitet lsquo30 perpara djalerise intelektuale dhe idealiste. I ve keto pyetje dhe shton se Pa dhene pergjigje ne keto pyetje smund te behet asnje hap perpara


Pse u quajt levizje neoshqiptarizmi ne arsyetimin e saj lidhej me faktin se nuk lane fushe pa prekur diskutuar debatuar dhe shkruar ne politiken kulturore ne Shqiperi. Per ta konkretizuar sjellim formulimin ashtu sic eshte percaktuar nga Keshilli i Evropes ne Helsinki me 1972 Levizjet kulturore jane produkt i veprimtarive te decentralizuara vendore qe kryhen me pjesemarrjen aktive te komuniteteve vendore ne hartimin e politikave kulturore.




Ne mesin e shekullit te kaluar - thoshte Vaina - nuk gjendeshin me teper se rreth pesedhjete libra te shkruar ne shqip tashme ata kalojne njemije. Ky pohim edhe pse i ekzagjeruar i pergjigjet nje realiteti te dhimbshem qe sic eshte arritur te shihet pergjate ketij punimi tone rendoi per shume shekuj mbi Shqiperine e katandisur nga qeverisja otomane ne gjendjen me te mjerueshme shpirterore dhe intelektuale. Nuk bie ne gabim - shton po Vaina - te thuash per shqiptaret se ashtu si Italia e Re edhe Shqiperia e re eshte zhvilluar ne pjesen me te madhe se jashtmi


Lidhja e Prizrenit 1878 e ngritur nga Abdyl Frasheri beri te rilindte fryma e vellazerise mes shqiptareve te te gjithe trevave te veriut dhe te jugut e te perhapet dhe te ringjallet ngado ndjenja kombetare.


U ndje e thekshme nevoja per levrimin e gjuhes dhe te kultures shqipe apostuj te se ciles u bene ne ato vite Pashko Vaso Jani Vreto dy vellezerit Abdylit Naimi dhe Samiu e shume te tjere atdhetaret u bene autore te abetareve e vjetareve dhe mbledhes te kengeve popullore ndersa botimi i nje fjalori si ai i Kristoforidhit te Elbasanit perkunder pengesave te pafryt te grekeve merrte rendesine e nje ngjarjeje te madhe. Sipas katre paraprijesve nga jetesimi i plote dhe i vlerte i zoterimit te gjuhes duhej te fillonte ne te vertete vepra madhore per heqjen e zgjedhes synimet jetike te se ciles u shfaqen shpejt teper te qarta.


U ngriten shoqeri letrare e dolen gazeta u hapen shkolla dhe u mbajten kongrese gjuhesore e letrare ne Rumani Itali Greqi Egjipt e me pas edhe ne Shqiperi.


Ne Kostandinopoje u themelua ne vitin 1879 shoqeria Drita dhe me nismen e saj u botuan libra e gazeta.


Shqiptaret e Rumanise kane qene gjithhere ne vije te pare te levizjes kulturore dhe qysh nga viti 1877 nisen te botohen alfabete e libra leximi dhe gazeta shqipe ne Bukuresht ku ne vitin 1881 lindi shoqeria Drita qe me pas me 1888 u quajt Diturija kryetar i se ciles qe edhe Pandeli Vangjeli. Ne Rumani u bene botime te shumta gjuhesore dhe letrare ne shqip. Ne vitin 1905 u hap nje shkolle ne gjuhen shqipe ne Konstance dhe vitin e pare ne te dhane mesim A. Drenova Asdreni e me pas edhe Mihal Lehova e Thoma Avrami.


Ne Egjipt levizja shqiptare ka qene e gjalle ne saje te asaj kolonie qe ka pasur mes krereve te saj shkrimtare gazetare dhe poete Thimi Mitko Spiro Dine Andon Zako e tjere te tjere. Milo Duci ne vitin 1897 ishte kryetar i shoqerise Vellazeria e shqiptareve te Egjiptit ku gjithashtu u ngriten shkolla e gazeta.


Ne Sofje ne vitin 1890 qe themeluar nga shqiptaret shoqeria Deshira. Nga ajo kohe e me pas ne Sofje u krijua nje berthame e fuqishme atdhetaresh dhe u botuan edhe gazeta e libra. Ne Sofje u vendos me pas shtypshkronja Mbrothesija e Kristo Luarasit qe botonte Liri e Shqiperise dhe Kalendari Kombiar pervec broshurave e librave te shumte qe u perhapen ne Shqiperi.


Ne Negovan dhe ne Bellkamen ne saje te atdhetarise se paepur te At Kristo Harallambit me gjithe perndjekjen e eger grekeviktime e se ciles ai mbeti 1905ishin ngritur shkolla ne gjuhen shqipe qe vazhduan te jetojne per shume vite ne mes veshtiresish teper te renda.


Nderkohe rritej numri i emigranteve ne Amerike ku u ngriten shoqeri te ndryshme me nismen e te cilave ne vitin 1906 filloi te botohet Kombi.


Me 28 prill 1912 ne Boston qe themeluar federata panshqiptare Vatra me shkrirjen e shoqerive Besa-besen Flamuri i Krujes Kombetare dhe Dallendyshja nen kryesine e Fan Nolit. Me 12 korrik 1912 qe mbajtur Kongresi i Pare i Federates ne Boston ku sekretar i pergjithshem dhe redaktor i Diellit qe zgjedhur Faik Konica.


Eumlshte e njohur per te gjithe veprimtaria e dendur e kesaj federate secila duke zoteruar mjete te shumta financiare perhapte ne te gjitha anet gazeten e saj Dielli e revistat e saj si dhe dergonte libra broshura e materiale te shtypura ne Shqiperi ku hapte apo mbeshteste financiarisht shkolla dhe themelonte institucione e shoqeri kulturore.


Ne historine e Shqiperise moderne Vatra ze nje vend te shquar mes shoqerive shqiptare te kudondodhura qe bashkepunuan per rimekembjen e atdheut.


Edhe ne Greqi vepruan atdhetare shqiptare qe orvateshin te mbanin te gjalle ndjenjen kombetare te zene fryme nga greqizma. Kemi pare se me cfare terbimi qeveria greke e cila i mbante syte mbi Shqiperine jugore perndiqte te gjitha ta si Kullurioti qe kultivonin ndjenjen kombetare shqiptare.


Ne Itali me nismen e De Rades Lorekios dhe Skiroit u mbajten dy kongreset gjuhesore shqiptare te Koriliano Kalabros 1-3 tetor 1895 dhe te Lungros 20-21 shkurt


Programi i ketyre kongreseve ishte teresisht me rend kulturor a- percaktimi i nje alfabeti te vetem b-hartimi i nje fjalori c-themellimi i nje Shoqerie Kombetare shqiptare d- botimi i nje reviste italo-shqiptare e- zgjerimi i marredhenieve me atdheun ame.


Nikola Tomazeu i shkruante Jeronin De Rades i cili mbeshteste nevojen qe te ngriheshin ne Itali shkolla te gjuhes shqipe keto fjale Qeveria italiane duhej te ndihmonte ne ndermarrje te tilla jo vetem per hir te dashurise per shkencen dhe qyteterimin por edhe me qellimin e largpamesise se ndershme politike. Vetem pas kesaj nderhyrje ne vitin 1889 atij iu besua nga qeveria italiane nje shkolle ne gjuhen shqipe ne Kolegjin e Shen Adrianit.


Ne saje te De Rades dhe te italo-shqiptareve te tjere u arrit me ne fund ngritja e kursit te gjuhes dhe letersise shqipe ne Institutin Mbreteror Orinetal te Napolit dhe u bene perpjekje per ngritjen e katedrave te gjuhes shqipe neper Universitetet Mbreterore.


U themelua Shoqeria Kombetare Shqiptare me dege ne te gjitha komunat italo-shqitpar. Historia e kesaj levizjeje energjike per perhapjen e studimeve shqiptare dhe per rilindjen politike e shpirterore te Shqiperise shikohet nga te gjithe veprat e De Rades Kamardes Skiroit te Lorekios i cili ne La Nazione Albanese mblidhte dokumente ne lidhje me kete periudhe te pergatitjes shpirterore qe parapriu shpalljen e pavaresise shqiptare. Jane keto te dhena te para qe permbledhtas Geatano Petrota nxit per mendimin e nje levizjeje kulturore ne librin e tij Populli gjuha dhe letersia shqiptare botuar se pari ne Palermo ne vitin 1932.




Studiuesi Shaban Sinani pas panorames se mesiperme prezantuese prej nga lindi ne vendin tone perceptimi i levizjes si ide shprehet Ne shoqerine shqiptare levizjet e mendimit jane perteritur ne kohe. Levizjet e mendimit ne Shqiperi ka pasur letersine humaniste klasike te krishtere ne shek 15 deri 16 si levizje mendore Cabej dhe shume dijetare te tjere jane pajtuar me kete term. Jashte cdo diskutimi eshte dhe levizja mendore dhe Rilindja Kombetare. Se kur u be Rilindja nuk kish Shqiperi pati vetem pashalleqe dhe vilajete kjo Rilindje beri Shqiperine. Pati dhe nje levizje mendimi ne vitet lsquo30 pjese e te cilit eshte edhe antifashizmi. U duk se edhe ne vitet lsquo90 do te kishte nje levizje mendimi por edhe kjo u shnderrua ne nej levizje veprimi jo mendimi. Midis ketyre dilemave me pak te debatuara ne mos te shkruar ne menyre sporadike nga studiues shkrimtare e mendimtare ne Shqiperi asnjehere nuk eshte konkluduar nje levizje mirefilli kulturore ne permase duke anuar ose nga vetem mendimi ose nga vetem veprimi. Eumlshte konsideruar se historia e shqiptareve nuk eshte aq e bukur sa per tu pare si levizje mendimi. Po shqiptaret ne shumicen e rasteve per te mos thene perhere gjerat i zgjidhin me veprim jo me mendim. Ky eshte nje lloj kufizimi qe mund te lidhet me fatin qe ka pasur ky vend per shume kohe si me jeten e shkurte shteterore qe ka me formimin heterogjen te inteligjences se vet te shkolluar sa ne lindje sa ne perendim shkolla te gjithanshme. Por kjo eshte e verteta qe levizjet mendore ne Shqiperi jane levizje salltaneti levizje luksi qe ndodhin rralle pohon Sinani.


Ne fakt cfare mund te parashikohet eshte se ne nje te ardhme eshte perqendrimi mbi domosdoshmerine e levizjeve kulturore boterore por studiuesit tane kane verejtur se perjetimi i levizjes kulturore shqiptare ne fillimet e shekullit te XXI ka qene me pasoja. Duke iu rikthyer viteve lsquo30 qellimi kryesor i tyre u perqendrua te lufta per idealizimin e jetes. Te ndricojme shkaqet e thella te anarkise sone shoqerore qe na la trashegim e shkuara me fenerin e shkences sociologjike- keto dalin qarte ne idete e levizjes neoshqiptare.


Dhe per ta perforcuar kete shkaterrim te sistemit te meparshem e quajtur prej rrenjesh levizje kulturore Merxhani tek eseja Organizmi i kaosit shkruan Shqiperia e ndjenjes Shqiperia e mendimit po pret krijonjesit e saj. Drite permbi fantazine e se shkuares. Nuk jemi as sterniper bonjake te Pellazgeve mitilogjike as germadhat e ilirianeve jemi shqiptare-nje kombesi e re.


Kjo ese e Merxhanit mund te quhet e percaktuar nje manifest i levizjes se neoshqiptarizmit kundrejt se shkuares ne mos te flasim per elemente te qarta te futurizmit. Ndonese e shpallur kjo levizje me 1909 nderkohe qe flasim per vitet lsquo20-lsquo30. Pikerisht ne keto vite ne Evrope po nxitonte te lindte nje levizje tjeter kulturore nisur nga pikturimi qe eshte surealizmi kur me 1916 del manifesti i surrealisteve e kryesuar nga Andre Brenton. Ky hyn ne nje grindje te madhe me 31 me Frojdin i cili shperfillte koncepcionet e surealizmit. Sigurisht qe te gjitha keto te pakten kundrejt atmosferes dhe nivelit ku ishte Shqiperia dhe problematikes qe i duhej te perballonte as qe zgjonin debat. Ndoshta ketu duhet te mjaftohemi dhe te perpiqet per tu perfshire ne nje histori me te gjere kulturore edhe jashte kufijve lindja e levizjes neoshqiptare qe e drejtonte vemendjen nga perendimi Evropa. Duke iu referuar ketu dhe lindjes se zenitizmit kesaj levizje sllave qe predikonte gjeniun barbar dhe perbuzte gjithcka mberrinte nga Evropa me kete perballje na njeh per here te pare ne nje kumtese Arben Xhaferi ne nje simpozium te mbajtur pak kohe me pare per mendimin shqiptar - keto mund te shihen si levizje tipike ballkanike duke na kujtuar edhe njehere ndjesite kompleksive qe prodhon historia ne kete rajon. Nga ky shkak duke iu rikthyer me gjate ne pershkrimin e atmosferes se kohes dhe mendimit qe Merxhani ka pasur na le te kuptojme se ndoshta nga ana sociologjike dhe filozofike kemi te bejme me themeluesin e neoshqiptarizmit. Kur shkruan tek Perpjekja shqiptare e vitit 1936 per problemet e shqiptareve dhe sociologjia ndash nder te tjera B. Merxhani na terheq vemendjen se shkaqet qe e kane shtyre te shkruaje keto faqe eshte bindja e tij themelore qe te munde te gjeje udhen e pershtatshme drejt nje jete kombetare me nje vlere njerezore dhe me nje kuptim historik. Duhet ndalur tek kjo per te kuptuar se kjo mungon ne ditet e sotme ne vendin tone - pra nje jete e brendshme kombetare qe te mund te arrijme ne idealet e levizjeve kulturore. Ne kete perceptim Merxhani na flet per rendesine e filozofise ne jeten intelektuale te shqiptareve aktivitetit te tyre intelektual ne cdo fushe. Me bindjen e sigurt se idete filozofise sundojne jeten ndash prej ketu vjen zgjimi kundrejt problemeve te medha te shoqerise te jetes sone kombetare ndash e cila duhet marre se pari si edukate filozofike e shendoshe. Ky mendim na nxit mendimin se nje nga shkaqet kryesore te pazotesive dhe te trazimeve tona eshte mungesa e nje kulturore mendore dhe eksperience shkencore. Pra ashtu sic shkenca ndryshon boten dhe mendimi eshte forca qe ndryshon mendesine e nje kombi. Merxhani na shtron rrugen dhe ne ve ne dijeni se prej nga vjen ndryshimi moral dhe historik i nje vendi - ndryshimet e medha ne histori kryengritjet morale gjithe ecjet dhe perpjekjet per horizonte te reja jane krijesa te mendimeve filozofike qe i japin kuptim jetes dhe nje ndricim shpirtit dhe lendes.


Duke iu referuar ndryshimeve te medha epokale qe kane ndodhur ne Evrope si bashkimi kombetar anglez u realizua ne nje epoke kur idete e filozofit Bacon influencuan ne shoqerine angleze nje nga faktoret me me rendesi qe pergatiten kryengritjen e madhe frenge ka qene intuita e filozofit Rousseau gjithashtu nje nga faktoret qe kishin ndezur deshirat dhe idealet per veteqeverim dhe per nacionalizem ne Gjermani kane qene idete levizese te filozofit Johann Gottlieb Fichte quajtur babai i nacionalizmit gjerman imperativet kategorike te Kantit toerite e Schelling-ut dhe Hegelit. Ne historine e Rilindjes Kombetare italiane rolet e mendimtareve e filozofeve Gioberti Rosmini Ferrari dhe Montanelli kane qene radikale me nje baze te respektit per lirine individuale. Keto konsiderohen me aq rendesi dhe interesante per kohen ashtu sic mund te ishte ne vendin tone rendesia e Naimit A ska qene poet dhe filozof Nevoja per ta pasur nje eksperience te meparshme si shembull Branko Merxhani e lidh ngushte me idete filozofike qe pranohen nga turma dhe marrin fuqine e tyre nga populli do te ndryshojne nga rrenja faqen e jetes sone.


Ne Misioni i shekullit XX ndashTajar Zavalani shkruan se djaleria shqiptare ne qofte se do me te vertete te loze rolin qe i ngarkon historia duhet pike se pari te edukoje vehten e tij te dale si nje trup i disiplinuar me muskula te shendosha me ide te qarta me vullnet per pune dhe me shpirtin e sakrifices. Stigmatizimi me te metat qe gjenden mes shqiptareve si mungesa e disiplines egoizmi i ceket dhe mos-heqja e njeri-tjetrit ndash keto te meta si trashegim i se shkuares kane inspiruar fjalen popullore qe thote stan me lepuj-pune kolektive me shqiptaret jane dy gjera te pamundura.


I gjithe ky brez kompakt kerkojne dhe kane si qellim edukimin e te rinjve pas nje fryme te re ne kundershtim me ate qe ka mbreteruar gjer ne ate kohe te formojne karakterin per te luajtur rolin e avangardes ne perparimin e vendit. Tekstet e shkruara letrat artikujt polemizuese etj reflektoi si levizje e vetme origjinale qe mbertheu kombin shqiptar dhe ngjalli nje reaksion ne vendet fqinje duke propaganduar perkunder saj zenitizmin. Nje afrim te kesaj levizje qe u perkrah nga djaleria serbe e ka bere per here te pare ne nje simpozium per mendimtaret e viteve lsquo30 kulturologu dhe njeriu me peshe intelektuale ne Maqedoni Arben Xhaferi.


Ideja e gjeniut barbar qe me vone u shnderrua ne levozje politiko-kulturore ne mes te dy lufterave boterore njihet me emrin zenizitem. Kjo veprimtari si tendence per estetizem te primitivizmit te natyrales qe me vone do te perfundoje ne estetizem te krimit- shkruan Xhaferi tek kumtesa e tij Zenitizmi dhe neoshqiptarizma. Ne manifestin e zenitizmit me perfaqesues Ljubomir Miciq kufizon ne kete menyre projektin e tij Zenitizmi eshte clirim nga te gjitha veshtrimet akademike dhe nga genjeshtrat e pranuara te klasicizmit evropian.... Po ne kete moment krahasimisht ne Shqiperi po kundershtonte traditen elita e viteve 30 te grupuar ne levizjen politiko-kulturore neoshqiptarizmi po benin thirrje per jete kombetare drejtim nga Evropa perendimi. Kete raport Xhaferi na e shpjegon ne shkrimin e tij qe ndoshta eshte nder referencat me te fuqishme qe eshte shkruar deri tani nga ideologet e filozofet e sotem shqiptar Diametralisht i kundert me ate serb. Ideologet shqiptare pervec periudhes se komunizmit qe ishte fryt i marreveshjeve nderkombetare gjithmone e kane idealizuar Evropen dhe kulturen e saj. Te shqiptaret nuk ekziston tendenca megalomane per albanizmin e Evropes por per evropianizmin e shqiptareve. Kete me se miri e deshmon projekti i neoshqiptarizmes i eseistit shqiptar Branko Merxhani. Keto dy fenomene antagoniste zenitizmi dhe neo-shqiparizmi cuditerisht shfaqen pothuajse ne te njejten kohe por mbi premisa krejtesisht antagoniste zenitizmi perceptonte Evropen si nje zonje plake ose kurve plake si nje krijese e degjeneruar e pasherueshme nderkaq neo-shqiparizma si ideal qe me zell dhe angazhim te jashtezakonshem duhet arritur. Por eshte nje shteg i hapur debati rralle i diskutuar ne kete kontekst filozofik si levizje ideali diktatura e instaluar ne vendin tone. Diktatura si nje levizje me vete - qe coi ne shkaterrim te cdo gjeje kombetare dije dhe kulture te ngritur deri ne ate kohe duke i nihilizuar krejtesisht dhe mohuar ekzistencen e tyre nje linje qe e ndoqi deri ne eliminimin total te elites duke djegur veprat dhe kthyer ne karton - pra kjo levizje e drejtuar nga komunistet u quajt socrealizem qe u mbeshtet ne shkaterrimin e cdo vlere te meparshme na ngjan me futurizmin. Por ne te kundert drejt obskurantizmit dhe jo kundershtimit per levizje te reja ndricuese te mendjes dhe shpirtit. Nje broshure e vitit 1949 qe shenon konferencen e dyte te Lidhjes se Shkrimtareve perfshin fjalime te brezit te pare te intelektualeve komuniste me te cilet mbyllet historia e mendimit shqiptar duke ekzekutuar vepren dhe autorin si Fishten Koliqin Kutelin Vincens Prenushin Midhat Frasherin Faik Konicen Mustafa Krujen etj. Mohimi i gjithe trashegimise kulturore letraro-politike te elites se viteve lsquo30.


Njeriu i ri ishte nocioni i ndryshmit radikal qe solli socrealizmi duke zhveshur nga mendimi dhe individualiteti njeriun intelektualin. Ndaj ketij ngurtesimi te kultures izolim dhe atrofizim total duke i sherbyer ideologjise komuniste - nuk pati ndonje revolucion qe te kthehej ne gjest letrar te fuqishem - vecse fakti se pak vite me vone aty rreth lsquo95-s madje duke kulmuar ne vitin 2004 kur per here te pare mbahet nje seminar shkencor mbi fenomenin e avangardes ne letersine shqiptare akte te se ciles u permblodhen ne nje botim. Por kjo i takoi ketij rrafshi pasi situata politike dhe sociale iu dorezua me shume politikeberesve sesa angazhimit publicistik te kesaj elite qe rebeluan kunder struktures gjuhesore ne letersi te ardhur nga diktatura.


Gjithsesi nga kjo tryeze e pergatitur per here te pare vlen te dalin ne pah disa mendime qe kane te bejne ndoshta nder te rralla raste pas neoshqiptarizmes ku mblidhen shkrimtare e intelektuale per ta shqyrtuar si situate letrare levizjet kulturore ne Shqiperi.


U be nje marreveshje se ajo cfare ndodhi ne fillim te shek. XX si mozaik letrar pra levizjet si avangarda futurizmi dadizmi surealizmi apo formalizmi rus dhe sidomos avangarda- te mos trajtohen si nocion apo term periodizues qe lidhet me nje kohe por si akt letrar qe shfaqet ne kohe te ndryshme te modernitetit si fenomene te perhershme. Kjo na ngjan si temat klasike qe u shpiken njehere ne antikitet dhe te gjithe pas tyre nuk bene gje tjeter vecse i perseriten ne menyra te ndryshme. Kete percaktim e ka bere se pari si marreveshje Sabri Hamiti ku thote fjale per fjale se ne sot e ketu avangarden nuk do ta trajtojme si nocion a term periodizues qe lidhet me kohen por si aktor letrar....Para se gjithash si prirje derivim rebelim thyerje e ne fund te fundit artikulim i individuales kunder normes... prishja e funksionimit te zhanreve afrimi i zhanreve periferike nga qendra prishja e menyres se komunikimit tradicional. Sabri Hamiti eshte nder te paret qe na leshon gjurme se nga duhet ndjekur avangarda ne letrat shqipe duke nisur qysh nga ndonje poezi e De Rades Naim Frasherit nje veper e Konices nje liber te Poradecit rebelimin e Migjenit kur shkroi Vargjet e lira apo romanin Oh te Anton Pashkut me lsquo71 qe provoi se proza shkruhet pa fabul klasike se gjuha e prozes nuk eshte te folur e treguar qe provoi se shkrimi letrar eshte aventure e rende shpirterore nje perngjasim me Thomas Marinetti ne idete e tij se arti eshte shume i tmerrshme se lufta etj duke shnderruar ne nje veper unikale.


Mendimi me interesant i ri i padiskutuar ne nje publik te gjere nga studiuesi Sabri Hamiti ne letersine shqipe eshte fenomeni i kundervenies se Normes duke u shkeputur prej saj e quan disidence apo alternative letrare.


Si duket ne vendet totalitare regjimet komuniste sidomos te ish vendeve te lindjes disidenca mund te trajtohet ndoshta ne te ardhmen si levizje e re ashtu sikurse futurizmi por ne mungese totale te lirise. Kur ky fenomen apo alternative letrare ende sot ka pengesa serioze studimi dhe sidomos njohjeje per shkak te nje shoqerise sone ende te pahapur dhe distancuar nga komunizmi dhe krime e tij - behet gjithnje e me veshtire zbulimi. Sabri Hamiti na sjell rastin e Zef Zorbes Kasem Trebeshines Bilal Xhaferit dhe shume te diskutuarin per disidence vepren e Kadarese- ka pak kohe qe nga arkivat e SHIK ka dale faza fillestare e vepres letrare te Vilson Blloshmit - qe eshte cilesuar nga kritika si rast i paster i disidentit


Por si perfundim Hamiti na shpalos se deri me sot nuk ka ne shqip nje teori apo nje histori te avangardes por ka deshmi ende te pasistemuara. Ky kritik letrar na tregon se per avangarden ne letersine shqipe eshte me e dobishme te evidentohen artikulime karakteristike te shkrimtareve ne pika te caktuara kohore te shekullit XX. Po aq fragmentar mbetet dhe zeri kritik lindja e kritikes - Faik Konica na permendet si inaugurimi i modelit kulturor kritik qe i kundervihet modelit himnizues se meparshem. Kasem Trebeshina kujtohet per promemorien e tij te vitit 1953 me te cilen proteston dhe rebelon kunder teorive e praktikave qe mundohen te barazojne qeverisjen shoqerore dhe ideologjine dominante me letersine. Trebeshina nuk e pranon realizmin socialist as si term dhe as nocion dhe as si metode letrare duke e konsideruar si shkretim shpirteror e kulturor. Me te drejte kritiku Sabri Hamiti na vecon fjalen e fundit te Trebeshines Ne perfundim te ketij proces historik ju do te detyroheni te vrisni njeri-tjetrin dhe populli do te mbytet ne gjak. Ky parashikim ndodhi. Ky eshte njemend nje pararendes i denje per avangarde - shpreh Hamiti.


Shterpesine dhe rrezikun e metodes se realizmit socialist e lajmeron dhe Anton Pashku nga Kosova me 1971 kur shkroi dhe botoi ne Prishtine artikullin Vox clamantis in deserto. Si me kete artikull por dhe me gjithe autoret dhe veprat qe tentonin kundervenien e normes se socrealizmit - ndodhi cudia. A. Pashku u sulmua rende e quajten hermetik e dekadent - i njejti sulm qe rridhte dhe nga Shqiperia socialiste - ku nje kaste kritikesh e ekspertesh letrare conin deri ne ekzekutim poetet shkrimtaret.


Duke perjashtuar apo u marre vesh mosperputhjen kohore me avangarden e shek. XIX - kur kjo levizje ishte nje aventure e paster studiuesi dhe kritiku Sabri Hamiti shuan gjithe semaforet jeshile te ndezur pas vitit lsquo90 - se kishim te benim me nje qasje te avangardes. Te ardhur nga nje shoqeri me kulture tradicionale qe jetojne me lehte e me qete me normat shijet e mitet e veta - gje qe nuk eshte e lehte te hiqet dore - edhe kritiku yne shpreh se deri ketu e hetoi tendencen e avangardes ne letersine shqipe qe vjen jo si koncept krijues i grupeve por si reagime individuale. Percjelle nga te tjere por duke hyre dhe vete autoret ne procesin e pershtatjes duke shkruar drejt shtratit te rrjedhjes nuk behet me fjale per artikulim te individualitet dhe origjinalitet por hyrjen ne tradite. Duke kuptuar teorikisht kete konstatohet nje lloj fjetje dhe hyrje ne tradite te disa shkrimtareve qe deri dje u quajten ose se paku u vune ne vije te pare te frontit te luftes per ndryshimin e struktures gjuhesore te trasheguar nga socrealizmi - derisa tani kemi rrjedhje ne nje norme te re te letersise sone-gje qe nuk po vecon deri nga atehere ndonje levizje te re. Megjithate po flitet per fillesa te nje jete te brendshme mendimi. Ndoense ketu flasim vetem per letersine. Ne fushat e tjere muzike apo piktore keto sense as nuk jane perceptuar - perpos krijimit te nje kuadri te ri te postmodernizmit me ndikime te natyrshme nga hapja e shoqerise por jo qe te dallohet per lindje te vecanta- perkundrazi ne te shumten kemi gelimin e tradites sidomos asaj moderniste. Vetem nje ze ne nje kohe kur nisi te levize avangarda ne letra u shkrua nje manifest nga piktori Alban Hajdinaj - keto mund te mbeten piketakimet e pakta sporadike ne krahasim me ato levizje qe shkunden Evropen.


Vetem Rilindja Kombetare ashtu sikurse sot neoshqiptarizmi i viteve lsquo30 behet historia model i shqiptareve.


Elita e lsquo30-s vuante nga fakti se Rilindja nuk njihej dhe po kjo shtyse shkon per shqiptaret e sotem pa ndryshuar asnje germe nga cpohoi fjala vjen Tavajar Zalani ne shkrimin e tij nga Historia e Rilindjes Kombetare se nacionalizmi ushqehet me tradita shpirti i sakrifices ngjallet me shembuj idealizmi krijohet duke lartesuar vlera morale te nje kombi. Te gjitha keto i jep historia - dhe pranohet e vulosur si epoke - ne qofte se kjo histori qe i sherben ketij qellimi nis me epoken e Rilindjes Kombetare. Tani ne shek. XXI jemi ne te njejten rrethane social-historike - qe mendimtaret e lsquo30 ndjeshmerine e predikimit mbi mosnjohjen e Rilindjes e kane mbi kurriz. Mund te quhen hapat e pare ne keto vite ndonese nje levizje e ngadalte per te njohur kete shkolle te mendimit shqiptar me shenja te qarta dhe te caktuar tashme si nje prej levizjeve me te fuqishme alla shqiptare qe ka ndodhur ne keta pese shekuj.


Ja pse Devizat luftarake qe u perhapen debatet e famshme pleq apo te rinj i vune ne levizje Krist Maloki tek Oksidentale apo orientale e mbyll kete debat duke dhene nje fakt se askush nga autoret perfshire ne kete debat qofte dhe emra te njohur si Zavalani nuk u pa ndonje baze filozofike sociologjike apo edhe historike - duke treguar thjeshtesisht genin e shqiptareve qe shfryne per interesat dhe inatet e dites.


Ne nje raport analitik midis modernizmit dhe avangardes shkrimtari Agron Tufa ne artikullin Ne nje veshtrim mbi zhvillimet moderniste dhe avanguardiste te shek. XX perfshire ne librin Fenomene te avanguardes ne letersine shqipe ridimensionon idete e lindjes se mundshme te nje levizje kulturale ku nder te tjera shkruan Duke u nisur nga nje pohim naiv e reja ne art apo kulture ka ekzistuar gjithmone. Pervec kesaj ekzistencen e saj para fytyres se tradites e reja e ka perligjur ose nepermjet thirrjes ne emer te dicka te lashte zanafillore te paturbulluar te tilla jane te gjitha reformimet - kthimi te doktrina zanafillore te dija e kulluar ose permes pohimit te vetvetes si dic me e perkryer ne raport me te papersosuren te vjetren te konsumuaren... Ne art kjo mund te jete stil i ri figure e re zhaner i ri metoda te reja etj..


Eumlshte per te terhequr vemendjen se pas Luftes se Dyte Boterore kur shoqerite po kalonin ne nje krize te thelle ekonomike zhvillimet letrare shenonin kulmin e tyre. Tragjedite dhe ndryshimet e medha reflektonin frymen dhe gjendjen e pashprese qe si duket ishin nxitje per fenomenet e levizjeve letrare manifesteve dhe rebelimit mbi te shkuaren qofte ketu lindja e modernizmit ashtu dhe avangarda.


Pas plejades se viteve lsquo30 qe ndien nevojen per te rishqyrtuar vetedijen shqiptare me 2004 eshte perpjekja e pare e nje grupi intelektualesh shkrimtaresh publicistesh qe mblidhen per ti hyre kesaj analize nese provohej nga shkrimtaret krijimi letrar dhe cili ishte pozicioni dhe pritshmeria e lexuesit te kohes. Keto ishin dilema te cilave u jep pergjigje prof. Osman Gashi nga Kosova i cili solli shembullin e dy skajeve krijuese Lasgush Poradecin dhe Migjenin.


Ashtu sic na konfirmohet me botimin e Arjan Lekes ne revisten letrare Poeteka 2009 mbi futurizmin duke na veshtruar dhe hedhur teza per rishqyrtim mbi futurizmin shqiptar dhe shkendijat e saj ne vitet lsquo50 dhe lsquo70 del se ishte Cabej qe hedh drite i pari ne shek. XX per te na provuar lindjen e nje plejade moderniste ne letrat shqipe. Per Asdrenin Cabej pohon se eshte poet lirik qe rron ne artin dhe per artin e tij dhe formon kalimin nga brezi i kaluar ne poezine moderne shqiptare. Per Lasgush Poradecin Cabej thoshte se paraqitja e tij ne letersine shqipe mund te perjetohet si nje dridhje e re tronditje e re shqetesim i ri duke folur dhe per modernizmin e tij.


Kadareja eshte i vetmi qe perqafoi nje rryme letrare krejt te kundert nga cvidhosi socrealizmi. Ithtar i formalizmit rus Kadare krijoi ne kushte lirie absolute individuale duke e vleresuar aktin letrar dhe shmangur standardit te gjuhes me befasine dhe sugjestionin qe lejonte kjo rryme lindore. Duke e pare nga sot ky shkrimtar ishte i vetmi mohim ne heshtje ne menyre tinezare qe i beri instalimit te rregullave e normave te socrealizmit ne diktature - duke mos perjashtuar gjithe letersine qe u be karton apo eshte sekuestruar ne fshehtesi nga sigurimi. Sot vetem pak lende prej kesaj letersie eshte ne duar te lexuesve shqiptare qe po botohet me nje vemendje te pakte nga kritika dhe pjesa elitare ne vend. Madje ky material qe po del ne force nga SHIK-u ku sekuestroheshin veprat e njerezve te dyshuar shkrimtare eshte me shume pune private e familjareve te te denuarve sesa ndonje ndjeshmeri sensibilizim i intelektualeve per fatet e disidenteve te persekutuarve dhe atyre qe u perndoqen per shkak te poezise apo shkrimeve letrare ne diktature. Fat po aq misterioz kane emra si Genc Leka apo Shpetim Gina nje dramaturg dhe rebel i viteve lsquo70 qe sot permendet shume pak ne mos fare - nderkohe qe ishte vetem 22 vjec kur shkroi dramat me te fuqishme ne teater dhe njihet nen ze nga bashkemoshataret e sotem si nje rebel qe kundershtonte normat e diktatures qe ishte aktiv ne jeten kulturore dhe politike.


Ne prill te 2009-s kur ne kete vit eshte shpallur celebrimi i levizjes se futurizmit ne 100-vjetorin e lindjes se saj me 1909 dhe njeh themelues Thomas Martinetin - zbulohet e vetmja shenje qe lidh kete levizje me Shqiperine - ajo eshte nje poezi anonime qe i kushtohet pikerisht Marinetit e shkruar nga autor anonim. Ky lajm eshte botuar ne krye te ketij viti ne Jeta arbereshe ne Itali - i cili pa dyshim ka entuziazmuar menjehere dhe ngacmuar njekohesisht shkrimtaret ne Shqiperi. Arjan Leka eshte poeti i pare qe reflekton kete shenje te futurizmit ne Shqiperi - i cili ne revisten e tij Poeteka 2009 reflekton korpusin e pare te plote mbi perceptimin e futurizmit krahasuar kjo dhe me ndikimin apo frymen e saj ne Shqiperi.


Ne kete numer te revistes letrare Poeteka A. Leka te cilin e renditin nder shkrimtaret e avangardes shkruan se per poetet shqiptare ne harkun e viteve lsquo50 deri ne vitet lsquo70 leksik poetik dhe modernitet donte te thoshte hyrje ne teknologji dhe ne eren e re te fjales - ky eshte nje perifrazim nga Fraktalet e shqipes botimet Cabej Tirane 2007. Por ne fakt shenjat se cfare do te ndodhte pas lsquo40-s ne paralajmerimin e vendosjes se komunizmit ne vend e jep per here te fundit Midhat Frasheri me krijimin e komitetit Shqipnija e lire duke shpresuar ne zgjimin e popullit per shprehur forcimin e ndergjegjes se tij - kjo nje nga pikat e dobeta gjenetike qe e vuajme akoma dhe sot. Ne vitin 1949 shtator nga BBC Midhat Frasheri leshon mesazhin ku nder te tjera tregon ardhmerine e vendit ne menyre krejtesisht vizionare Pushtimi i Shqiperise prej komunisteve dhe largimi i aleateve nga toka jone detyroi shume shqiptare qe te marrin udhen e mergimit jo per tu larguar nga rreziku komunist se sa per te vazhduar veprimtarine e tyre dhe per te mos prere marredheniet me fuqite liberale te perendimit me te cilat kishin qene ne kontakt edhe ne Shqiperi. Ky mesazh mund te quhet tentativa e fundit per te pasur lidhje me gjuhen e vendit si perpjekje per te shpetuar. Kjo vjen si deshmi politike por edhe letrare per ta merituar plotesisht manifest kunder regjimit komunist qe kishte nisur sakaq terrorin mbi shqiptaret. Nje denoncim i pushtetit komunist ne Perendim - si akt politik mbi te parandalimin e asaj cka do te ndodhte per 50 vjet nen regjimin e Hoxhes. Ne konkluzion levizjet kulturore shqiptare jane pare me shume si veprim dhe jo mendim. Nevoja per nje jete te brendshme te zhvilluar kulturore dhe politike dhe krijimi i idealizmit dhe te qenit nacional mbeten idete me te qendrueshme qofte nga modelet evropiane dhe ato te pakta shqiptare per te kapercyer kufijte ku shpesh koha con ne izolim nese individi nuk mpreh vetedijen.